Friday, May 3, 2024

Historia përsëritet. Vetëm 18 vjeç, Roko Vata, bind Sëlltikun për një vend titullari. Djali i shkodranit Rudi Vata kërkon të ecë në gjurmët e babait të tij kur fitonte Kupën e Skocisë në formacionin e kësaj skuadre

Lexo

Për Roko Vatën, djaloshin e talentuar 18 vjeçar, i cili dy-tre vitet e fundit ka pasur një rritje të theksuar cilësore në Akademinë e Futbollit të Sëlltikut të Gllazgout, atje ku jeton me familjen e tij, po flitet me superlativa për të ardhmen e tij.

Një gjë e tillë vertetohet edhe nga fakti që ai aktualisht është pjesë e skuadrës së parë të Sëlltikut, aty ku babai i tij Rudi Vata, bëri histori duke fituar Kupën e Skocisë. Një histori që duket se po përsëritet në familjen Vata, madje nga sa komentojnë mediat skoceze, Roko pritet ta kalojë famën e të atit.

Paralelisht me Sëlltikun, Roko është titullar i kombëtares irlandeze të moshave, ndërkohë që në Gllazgou kanë vendosur t’i japin një vend titullari.

Aktualisht, Sëlltik është duke zhvilluar fazën përgatitore, dhe sipas mediave skoceze, falë formës shumë të mirë sportive që po paraqet Roko, drejtuesit po mendojnë seriozisht për një vend titullari duke e parë atë si si zëvendësuesin e duhur të Zhotës, i cili u largua drejt Arabisë Saudite.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img