Friday, October 17, 2025

(Video) Alban Xhaferi në Romë për Asamblenë e Përvitshme të EFC- Europian Football Clubs. Nderohet legjenda e Vllaznisë, Sabah Bizi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi ka marrë pjesë në Asamblenë e Përvitshme të Klubeve Evropiane të Futbollit, punimet e së cilës janë zhvilluar në kryeqytetin italian, Romë.

Ndër pikat kryesore të kësaj asambleje ka qënë edhe ndërrimi i logos së Asamblesë, e cila më herët ishte ECR, ndërkohë që tashmë është vendosur të jetë me emrin  EFC – Europian Football Clubs.

ECA (European Club Association) po hyn në një epokë të re, duke ndryshuar emrin në EFC (European Football Clubs) duke i dhënë një hap cilësor në ecurinë e zhvillimit të futbollit për klubet antare.

KF Vllaznia nën kujdesin e veçantë të Presidentit të saj z.Alban Xhaferi, si anëtarë i  Grupit të Punës për Qeverisje dhe Zhvillim të EFC, është krenare që mbështetë këtë hap të rëndësishëm që forcon unitetin dhe bashkëpunimin midis klubeve europiane.

Në këtë kontekst, KF Vllaznia, si anëtare aktive, rikonfirmon angazhimin për të përfaqësuar futbollin shqiptar me integritet, ambicie dhe vizion europian.

Me shumë interes janë ndjekur fjalimet përshëndetësse të Presidentit të Asamblesë, Europian Football Clubs, Al Khelaifi, si dhe Presidentit të FIFA-s Gianni Infantini, ndërkohë që kryetarit të Bashkisë së Romës, organizator i aktivitetit i është dorëzuar një Medalje Mireënjohjë, për punën shembullore të kryer në këtë drejtim.

Një moment shumë i rëndësishëm i kësaj ceremonie ka qënë, ai kur pjesëmarrësit kanë kujtuar me shumë respekt dhe emocion emrat e mëdhenj të futbollit botëror si një memorial në nderim të tyre, ku pjesë e kësaj liste legjendash ishte edhe emri i legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi.

Një moment ky që patjetër ka bërë të ndjehet krenar Presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi dhe pjesëtarët e delegacionit sportiv shkodran.

(Video) Asamblea e Përvitshme e Klubeve Evropiane të Futbollit, momenti kur nderohen legjendat e futbollit botëror, pjesë e rëndësishme e kësaj ishte edhe figura e madhe e futbollit shqiptar, Sabah Bizi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img