Monday, December 8, 2025

(Video) Analiza e Alban Xhaferit për Vllazninë. Fitorja në Riga dhe kualifikimi në turin e dytë Conference League, merkato kuqeblu, shitja e talentit Dodaj, optimizmi në pragsfidën me islandezët e Vikingur, në fokus të intervistës së zgjeruar me presidentin kuqeblu, Xhaferi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy ditë nga ndeshja e parë e turit të dytë të UEFA Conferencë League, atë që Vllaznia do ta luajë në shtëpi, në stadiumin “Loro Boriçi” përballë islandezëve të Vikingur,  Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, ka dhënë një intervistë të zgjeruar për Veriu Sport.

Ndër të tjera, ai flet për atmosferën e fitores 2-4 në transfertë ndaj Daugavpils, ku kuqeblutë siguruan kualifikuan në turin e dytë, për të vijuar me shitjen e talentit 19 vjeçar Kevin Dodaj, dhe impaktin që jep ky rast tek të rinjtë e tjerë të talentuar që janë pjesë e kuqebluve.

Në vijim, presidenti Xhaferi flet për merkaton, e cila këto ditë ka qënë shumë aktive për stafin teknik të drejtuar nga trajneri Edi Martini, për të vijuar me pragndeshjen me Vikingur(Islandë), takim që do të luhet të enjten, ora 20:30 në “Loro Boriçi”, ku gjen rastin të ftojë tifozët të mbështesin Vllazninë në stadium, ndërkohë që komenton edhe shortin e Superiores, ku Vllaznia do të përballet që në javën e parë me kampionët e Egnatias.

Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervisten e zgjeruar realizuar me presidentin e KF Vllaznia, Alban Xhaferi, të ciloën do ta gjeni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img