Sunday, September 8, 2024

(Video) Anti-Moldavia, kuqezinjtë zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në stadiumin moldav ‘Zimbru’ të Kishinaut. Nesër, Moldavi-Shqipëri, ora 18:00

Lexo

Pas mbërritjes në Moldavi dhe akomodimit në hotelin përkatës, në bazë të programit përkatës, destinacioni i kombëtares shqiptare ka qënë stadiumi ‘Zimbru’ i  Kishinaut, aty ku 24 orë përpara ndeshjes, Moldavi-Shqipëri do të luhet dueli i shumëpritur, Moldavi-Shqipëri për kualifikueset e Euro 2024.

Fillimisht ka qënë konferenca e shtypit, ku tekniku Silvonjo dhe kapiteni Gjimshiti kanë folur për mediat moldave si dhe ato shqiptare. Ndërkohë, menjëherë pas konferencës së shtypit, skuadra kuqezi është shfaqur në fushën e stadiumit ‘Zimbru’, aty ku do të luhet ndeshja, duke zhvilluar seancën e fundit stërvitore, anti-Moldavia.

Pozitive për kombëtaren tonë është gjendja e mirë e Kristjan Asllanit, i cili duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe mbrëmjen e sotme u stërvit normalisht me grupin. Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe  duken më të karikuar se kurrë për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës.

(Video) Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon seancën e fundit stërvitore në fushën e stadiumit ‘Zimbru’, një ditë para ndeshjes, Moldavi-Shqipëri

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img