Mbrëmjen e së mërkurës, atleti i talentuar shkodran Franko Burraj së bashku me trajnerin e tij Bruno Rrotani, ishin në një lidhje direkte me Skype me emisionin Studio Sport në RTSH Shkodra nga Polonia ku ato janë pjesë e konkurimit në Kampionatin Europian ekipor.
Ndër të tjera, Burraj dhe trajneri i tij Rrotani komentuan suksesin e arriur në garën e vrapimit 400 metra zhvilluar ditën e martë ku Burraj zuri vendin e parë me një kohë shumë të mirë, 46:30, e cila ishte 14-të të qindtat më shumë sesa shifra rekord 46.16 e mbajtur po prej tij.
Me interes ishte pritshmëria e garës së ditës së enjte, ku këtë radhë Burraj do të konkuronte në garën e vrapimit 200 metra. I pyetur nga drejtuesi i emisioni Studio Sport, Gaspër Marku, Franko, por edhe trajneri i tij Rrotani, u shprehen optimist se do të arrinin të përmirësonin rekordin kombëtar të 200 metrave, që mbahet nga vetë ai kohën 21.30.
Dhe, vertet ashtu ndodhi. Koha e regjistruar nga shkodrani Franko Buraj ishte 21:19 duke përmirësuar rekordin kombëtar të kësaj disiplinë me 11-të të qindta. Një rezultat ky që ka lumturuar dyshen bashkëpunuese, Franko Burraj-Bruno Rrotani, të cilët krahas të tjerave mbajtën premtimin e dhënë në lidhjen direkte nga Polonia me emisionin Studio Sport.
Në këtë mënyrë, konkurimi i Franko Burrajt në Kampionatin Europian ekipor të Polonisë mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme, ku në dy garat e preferuara të tij, 400 m dhe200 metra, merituan një vend të parë në 400 metra dhe rekord kombëtar në garën e vrapimit 200 metra.
Tashmë, për atletin Franko Burraj dhe trajnerin e tij Bruno Rrotani, fokusi është pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik të atletikës që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Serbi. Atje, ku talenti shtatlartë Burraj ka në objektivin e ti, vendin e parë si dhe përmirësimi i rekordit kombëtar.
(Video) Gara e vrapimit 200 metra për atletin shkodran, Franko Burraj, rekord kombëtar me kohën 21:16.