Wednesday, May 1, 2024

(Video) Basket Femra-Ndalet Vllaznia e femrave. Pas dy fitoreve radhazi, kampionia Flamurtari e mund në shtëpi, në një ndeshje tërësisht të barabartë

Lexo

Vllaznia-Flamurtari  44-54

(4-19, 21-15, 7-4, 12-16)

Ndonëse në fushën e lojës ishin dy skuadra me formate të ndryshme, një Vllazni bio shkodrane dhe me element të ri kundrejt një Flamurtari kampion dhe me tre basketbolliste të huaja në formacion, ballafaqimi i mbrëmjes së shtunë, mes këtyre dy skuadrave ishte tërësisht i barabartë.

Një gjë të tillë e vertetoi fusha e lojës, ku në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, përpos periodës së parë, ku mikeshat nga Vlora fitojnë me diferencë pikësh 4 me 19, në të tjerat, duke filluar nga perioda e dytë dhe në vazhdim barazpesha ka qënë prezente.

Kështu, basketbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj, fitojnë periodën e dytë me shifrat 21 me 15, por pa mundur të frenojnë fitoren e pjesës së parë nga Flamurtari me rezultatin 25-34.

Me fitore e mbyll Vllaznia edhe perioden e tretë me shifrat 7 me 4 duke dhënë sinjale shumë pozitive për një rritje të ndjeshme të nivelit të lojës. Dhe, në të vertetë ashtu ndodh, ku me pikët e Reshpjes, Bokrines, Taylor, arrin të barazojë rezultatin në dy-tre momente.

Por, pikërisht në momentin më të mirë të tyre, basketbollistet kuqeblu bien pre e disa gabimeve krejtësisht të panevojshme. Në këto kushte përfiton Flamurtari, që nën drejtimin e trajneres Elona Hasanaj këmbëngul fort për të mos lejuar marrjen e avantazhit nga skuadra shkodrane.

Ndërkohë, dy-tre minutëshi i fundit është ai që i siguron fitoren Flamurtarit kampion në fuqi, i cili falë përvojës dhe kualiteteve që ka në formacion, e mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin 44 me 54. Një fitore e vuajtur, por e merituar nga ana vlonjateve, të cilat duke frenuar Vllazninë që vinte pas dy fitoreve radhazi, marrin kryesimin e tabelës së klasifikimit duke deklaruar që tani kandidaturën për fititimin e trofeve të sezonit.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Flamurtari. Perioda e katërt-Superliga e basketbollit meshkuj, 44-54   

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img