Saturday, July 27, 2024

(Video) Basketboll Meshkuj-Gjysmëfinalja e pestë, Teuta-Vllaznia, fitohet nga durrsakët. Kuqeblutë të pakënaqur me gjykimin

Lexo

Teuta-Vllaznia 79-70(24-20, 12-14, 21-19, 22-17)

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka mbyllur me konkurimin në fazën Play Off. Pas katër ndeshjeve gjysmëfinale përballë Teutës, rezultati ishte 2 me 2. Ndeshja e pestë, e cila përcaktonte ekipin që shkonte në finale është luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit.

Një sfidë kjo shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat, ku në peridën e parë vendasit fituan me rezultatin 24-20. Në përiodën e dytë është Vllaznia që luan më mirë dhe ndonëse shënohen më pak pikë, sa gjysma e dhjetëminutëshit të parë, kuqeblutë e mbyllin me fitore 12 me 14.

Në këtë mënyrë, ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin plus dy pikë të durrsakëve me rezultatin 36-34. Pas kthimit në fushën e lojës për 20-të minutat e pjesës së dytë, loja ka më shumë ritëm, kjo edhe për meritë të Vllaznisë, e cila e orientuar nga trajneri Damian Bekteshi, kërkon të kthejë rezultatin në favorin e saj.

Edhe pse kuqeblutë kanë momente shumë të mira, perioda e tretë mbyllet me avantazhin e durrsakëve 21-19. Por, momentet më të mira të Vllaznisë janë ato të periodës së katërt, atëher kur djemtë e drejtuar nga tekniku Bekteshi, jo vetëm që barazojnë rezultatin, por edhe marrin kryesimin në 61-63.

Pesë minutat e fundit të të gjithë ndeshjes shoqërohen me tension në fushën e lojës. Shkak bëhen diva vendime të arbitrave të ndeshjes në dëm të Vllaznisë, që për stafin teknik të kuqebluve janë të padrejta. Reagimi i trajnerit Damian Bekteshi, kolegut të tij Roni Gjeçaj, por edhe të drejtuesit të shoqatës së basketbollit Vllaznia Bledar Gjeçaj që shoqërontë skuadrën në stol është i ashpër ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Si rezultat i kësaj e pëson trajneri Bekteshi duke u ngarkuar me teknik.

Përmes konfuzionit që shoqëroi fundin e kësaj ndeshje, vërshëllima e fundit e krejt takimit gjen në fuqi rezultatin 79-70 në favor të Teutës. Në këtë mënyrë, Vllaznia e mbyll konkurimin në fazën Play Off, ndërkohë që Teuta shkon në finale, aty ku do të përballet me Besëlidhjen e Lezhës, e cila nga ana e saj ka eleminuar Tiranën me tre fiore radhazi.

(Video) Pamje nga ndeshja, Teuta-Vllaznia, gjysmëfinalja e pesë Play Off, 79-70

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img