Kamza Basket Vllaznia, 81-84 (14-10, 21-23, 17-24, 19-14, 10-13)
Vllaznia na basketboll për meshkuj vijon serinë e ndeshjeve pozitive. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi kanë sfiduar Kamza Basket në transfertë duke e mundur me rezultatin 81-84.
Ndeshja e vlefshme për javën e 15-të u luajt mbrëmjen e së premtes sallën sportive të Kamzës dhe u shoqërua me një rivalitet shumë të madh, gjë që e tregon edhe fakti se për të përcaktuar ekipin fitues është dashur koha shtesë, sepse koha e rregullt, 2 herë nga 20 minuta u mbyll në barazim 71-71.
Takimi nis më mirë për vendasit, të cilët nën drejtimin e trajnerit shkodran Eni Llazani fitojnë periodën e parë me shifrat 14-10. Vllaznia e drejtuar nga tekniku Damian Bekteshi kundrapërgjigjet fuke fituar periodën e dytë me shifrat 21-23, por në pushimin mes dy pjesëve, Kamza Basket shkon në dhomat e zhveshjes me dy pikë në avantazh, 35-33.
Me rikthimin në fushën e lojës, Vllaznia dominon dukshëm në periodën e tretë, ku duke e fituar atë 17-24 merr kryesimin 52-57. Por, vendasit e Kamzës fitojnë përiodën e katërt 19-14 duke bërë që koha e rregullt në mbyllje të 40-të minutave lojës të mbyllet në barazim pikësh, 71-71.
Për të përcaktuar ekipin fitues, duhet të luhen pesë minutat shtesë, minuta këto që janë më cilësore për Vllazninë, e cila duke fituar këtë periodë 10-13, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 81-84.
Dy më të mirët e Vllaznisë në këtë ndeshje kanë qënë amerikanët, Tucker dhe Sabb me nga 22 pikë të shënuara, më pas Ëilkins 14, Gjeçaj dhe Rakaj me nga 12 dhe Kopliku 2.
Pas javës së 15-të të Superligës së basketbollit meshkuj, Vllaznia mban vendin e tretë në renditje me 24 pikë me pikë të barabarta me Besëlidhjen dhe Tiranën që mbajnë vendin e parë dhe të dytë, por që lezhjanët kanë një ndeshje më pak që do ta luajnë me Flamurtarin në transfertë.
(Video) Pamje nga ndeshja, Kamza Basket-Vllaznia, 81-84. Superliga basket meshkuj, java e 15-të.