(Video) Basketboll U-18, Vllaznia-Juvenilja 87-38. Flet trajneri Roland Koka

 

Vllaznia-Juvenilja 87-38(17-7, 23-12, 28-3, 19-13)

Formacioni i Vllaznisë: Veton Gjeçaj, Yllson Dervishi, Sead Kopliku, Fisnik Sylo, Agron Bajama, Jonian Taflaj, Sidrid Pirani, Rajan Mbiarra, Klevis Guri, Valerio Gjelçaj, Auron Hoxhaj, Xhulio Murrizaj. Trajner: Roland Koka

Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për të rinjë ballafaqoi në pallatin e sportit ”Qazim Dervishi” të Shkodrës, Vllazninë vendase dhe Juveniljen, ekip ky i qytetit të Durrësit.

Ndeshja e luajtur mesditën e së dieles u dominua tërësisht nga skuadra shkodrane, e cila gjatë të gjithë ndeshjes ishte në avantazh të rezultatit. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Roland Koka fituan periodën e parë me rezultatin 17-7 dhe më pas edhe perioden e dytë 23-12 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 40 me 19. Basketbollistët e rinjë shkodranë vazhdojnë të kenë epërsi të plotë edhe në pjesën e dytë, minuta këto që tekniku Koka i dha hapësirën e duhur të gjithë basketbollistëve që ka në dispozicion.

Sidomos perioda e tretë paraqet një superioritet të theksuar të Vllaznisë, të cilën e fiton me rezultatin 28 me 3. Me fitore e mbyllë Vllaznia edhe periodën e katërt, këtë radhë 19-13, duke bërë që rezultatin i përgjithshëm i të gjithë ndeshjes të jetë 87 me 38.

Por, edhe pse me një fitore të thellë në shifra, trajnëri shkodran, Roland Kola nuk është shumë i kënaqur me skuadrën sa i përket cilësisë së lojës.

Në vijim të prononcimit të tij, trajneri Koka flet për marrëdhëniet me drejtuesit e klubit të basketbollit, prej të cilëve kërkon më tepër vemendje, qoftë në drejtim të bazës materiale, apo edhe të aspektit financiar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu