Tuesday, November 5, 2024

(Video) Befason Vllaznia e Volej Meshkuj. Skuadra e Artan Kalasë, mund Partizanin 3-1 dhe rihap garën në Ligën “Gjergj Kastrioti”

Lexo

Vllaznia-Partizani 3-1

(25-22, 25-15, 23-25, 25-21)

Paraqitja e dobët në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, ku edhe u eleminua në ndeshjet e grupit kualifikues, por edhe dy humbjet radhazi në ndeshjet e Ligës “Gjergji Kastrioti”, krijoi përshtypjen se ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj po kalonte një krizë rezultatesh në këtë fundviti 2023.

Por, sfida e radhës në ndeshjet e grupit eleminator të Ligës “Gjergj Kastrioti” tregoi të kundërtën. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka prezantuar në fushën e lojës një Vllazni krejt tjetër.

Djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij, Ermal Kraja, kanë befasuar me përformancën e paraqitur përballë Partizanit potent, skuadër e cila është pretendentja kryesore për titullin kampion në Shqipëri, por edhe fitimin e trofeut të Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Me kapitenin Nikolin Qafarena në krye, Rrashketen, Lloshin, Taflaj, Ross, Lleshi, Talani, Çekini, Jula, Curraj, Preka, Lugaj, Vllaznia dominon tërësisht në seten e parë, teksa e fiton me shifrat 25-22. Në setin e dytë, dominimi është edhe më i madh në fushën e lojës, gjë që e tregon fitimi i këtij seti me lehtësi 25-15.

Me këtë ritëm pozitiv, kuqeblutë vijojnë edhe në setin e tretë, por nga pikët e fundit, Partizani tregohet më këmbëngulës duke arritur ta fitojë këtë set me shifrat, 23 me 25. Fitore kjo që për miqtë duket si frymëmarrje dhe moral për ta kthyer ndeshjen, por një gjë të tillë nuk e lejon Vllaznia, e cila me fitoren e setit të katërt 25 me 21, fiton me meritë të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1.

Pas javës së trete, rivaliteti në grupin A të Ligës “Gjergj Kastrioti” është rritur ndjeshëm. Në vend të parë është Ferizaj me 6 pikë, ndërkohë, tre skuadrat e tjera të këtij grupi, Skënderbeu i Kosovës, Partizani dhe Vllaznia, janë me pikë të barabarta, me nga 4 të tilla.

I kënaqur me fitoren ndaj një kundërshtari të tillë të fortë si Partizani, shfaqet me të drejtë trajneri i Vllaznisë, Artan Kalaja, i cili duke përgëzuar lojtarët që ka në dispozicion, kërkon prej tyre që të vijojnë me të njëjtën përformancë si me Partizanin, edhe në në ndeshjet e tjera në vazhdim.

 (Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Partizani në volej meshkuj. Liga e përbashkët, Shqipëri-Kosovë, “Gjergj Kastrioti”, 3 me 1. Në vijim prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Artan Kalaja, pas ndeshjes, Vllaznia-Partizani, 3-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img