Tuesday, November 26, 2024

(Video) Boks-Europiani i Sllovenisë për moshat. Kristian Jubani, medalje e argjendtë, Shqipëria ka për herë të parë një nënkampion Europe në boks!

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në boks për kategorinë e moshave e ka mbyllur konkurimine saj në Kampionatin Europian të Boksit që u zhvillua për disa ditë me radhë në Slloveni.

Dueli i fundit për kuqezinjtë tanë ka qënë ai i zhvilluar pasditen e së premtes kur në ring u ngjit boksieri i talentuar, Krtistian Jubani. I lindur dhe rritur në Irlandë, falë të dhënave speciale fizike që disponon, 14 vjeçari i pasionuar pas sportit të boksit, arriti të shpallej kampion në Dublin, titull që e përsëriti për të dytën herë me radhë pas një viti përsëri në kryeqytetin irlandez.

Ndonëse Federata e Boksit irlandeze e kishte planifikuar të boksonte për ngjyart e saj, Kristiani ka preferuar të boksojë për Shqipërinë, për kombësinë e babait të tij Gjergj Jubani, shkodranit qëështë, pjesë e një familje sportive, ku xhaxhai i tij, i mirënjohuri Çesk Jubani ka qënë ndër shahistët më të mirë të Shkodrës dhe kampion i Shqipërisë.

Pushimet e kësaj vere në Shkodër ishin fatsjellëse për Kristianin, pasi babai i tij e çoi menjëherë në palstrën e boksit Vllaznia, aty ku kryetrajneri i kombëtares, Zef Gjoni dhe trajneri Lazarin Vila, krahas përkujdesjes për stërvitje ndërhynë me shpejtë për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

Pa humbur kohë, nga Shkodra në Tiranë, aty ku trajneri i kombëtares së moshave, Renato Kurti, djali i kampionit të parë tiranas, Skënder Kurti, që sot nuk jeton, nuk vonoi ta përfshiente Kristianin në seancat stërvitore të kombëtares së moshave.

Nuk vonoi, dhe Federata Shqiptare e Boksit konfirmoi pjesëmarrjen e kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të Sllovenisë, me tre boksieret: Kristian Jubani, pesha 40 kg, Antonio Hoxha 50 kg dhe Marsid Hoxha 75 kg.

Të shoqëruar nga trajnerët, Renato Kurti dhe Antonet Rapushi, rezultatin më të mirë në këtë Europian e ka regjistruar boksieri Kristian Jubani. Pasi ka sfiduar me radhë tre kampionë të shteteve kundërshtare, Nikola Rajçeviç të Malit të Zi, Marcus Martinik të Sllovakisë dhe Aron Rakk, të Gjermanisë, Kristian Jubani, mbërrin në finale për të diskutuar titullin kampione Europe përballë bokierit nga Ukraina, Mykhailo Sydorenko.

Një finale kjo shumë e dyluftuar, ku gjatë të gjithë kohës, Jubani ishte agresiv në goditjet e tij, por ndërkohë të njëjtën gjë bënte edhe kundërshtari duke bërë që komisioni orgazator ta cilësonte këtë finale si më të bukurën e krejt aktivitetit. Në përfundim, gjyqtaria me një diferencë shumë të vogël pikësh shpall fitues boksierin ukrainas Mykhailo Sydorenko, i cili u bë fitues i medaljes së Artë, ndërkohë që Jubani merr në dorëzim medaljen e argjendtë duke bërë që flamuri shqiptar të valvitet në podin e fituesve me protagonist, nënkampionin e Europës, Kristian Jubani.

Pas ndeshjes, ekskluzivisht për Veriu Sport, flasin përmes lidhjes me skype nga Sllovenia, trajneri i kombëtares së moshave, Renato Kurti, boksieri Kristian Jubani dhe zëvendëstrajneri i kombëtares, Antonet Rapushi.

(Video) Prononcimi i trajnerit të kombëtares së boksit, Renato Kurti, boksierit nënkampion Europe Kristian Jubani dhe zëvendëstrajnerit të kombëtares, Antonet Rapushi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img