Saturday, July 27, 2024

(Video) Bekim Balaj, flet si kapiten: Objektivi është për të kapur katërshen, Europën dhe titullin kampion. I bindur se kjo skuadër është gati!

Lexo

I rikthyer në gjirin e skuadrës së tij të zemrës, aty ku e ka nisur që në vogli futbollin, pasi ka kaluar një karriere të suksesshme me skuadrat e tjera, brenda dhe jashtë vendit, sulmuesi shtatlartë i Vllaznisë, Bekim Balaj në javën e parë të kampionatit të Abissnet Superiore do të mbajë shiritin e kapitenit në ndeshjen, Vllaznia-Kukësi. Akoma nuk dihet e saktë, nëse do të vijojë ta mbajë edhe gjatë sezonit në vazhdim, apo vetëm në këto ndeshje që mungon Hakaj për arsye dëmtimi.

Gjithësesi, për Balaj, gradimi si kapiten është krenari dhe vlerësim që merr nga stafi dhe drejtuesit e klubit kuqeblu. “Është ndjenjë krenarie dhe vlerësim por edhe përgjegjësi e madhe. Kam pasur fatin të luaj me shumë kapitenë dhe më erdhi radha. Shpresoj të jap më të mirën. Nuk ndryshon gjë për mua sepse përgjegjësi kam pasur kur kam firmosur dhe kur kam veshur fanellën e Vllaznisë.”, thotë Balaj për shiritin.

Në vijim, duke folur për pragndeshjen, Vllaznia-Kukësi, Balaj thotë se duhet ta marrim ndeshjen me qetësi, sepse e dinë çfarë duhet të japin në fushën e lojës duke mos menduar asgjë tjetër veç fitores. “ Nuk na takon neve të merremi me problemet e Kukësit. Është ndeshja e parë në një kampionat të gjatë dhe merremi me ndeshjen e radhës.”, theksoi Balaj.

I pyetur për harmoninë në skuadër, Balaj thotë:”Ka qenë e mirë. Jemi grup që njihemi. Kemi pasur kohë të përshtatemi dhe çdo gjë është gati. Jemi në formën më të mirë.”

Të gjithë e presin golin nga Balaj, cili është premtimi për këtë ndeshje dhe të tjerat në vazhdim? “Goli është kënaqësi por me rëndësi është të japim maksimumin. Nuk ka rëndësi kush shënon por t’i gëzohem fitores”, thotë Balaj.

Në mbyllje,  kapiteni kuqeblu, flet edhe formulën e kampionatit, fazën finale-Final Four: “Të them të drejtën, është çështje që nuk na takon ne. Klubet janë mbledhur dhe kanë rënë dakord. Ne duhet të luajmë në fushë. Objektivi është për të kapur katërshen, Europën dhe titullin kampion. Jam i bindur se kjo skuadër është gati”, përfundon prononcimin e tij bjondi shtatlartë ni sulmit kuqeblu, Bekim Balaj, që në sfidën ndaj Kukësit do të jetë në cilësinë e kapitenit të skuadrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img