Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Starton sot java e parë e sezonit 2023-2024. Egnatia-Skënderbeu dhe Vllaznia-Kukësi, dy duelet e para, ora 17:00 dhe 20:00

Lexo

Nis sot sezoni i ri futbollistik 2023-2024 për kategorinë Abissnet Superiore. Dueli i parë i kampionatit është ai që do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës mes Egnatias vendase dhe Skënderbeut mysafir, i ardhur nga kategoria e parë ku luajti sezonin e kaluar futbollistik. Takim ky që nis në orën 17:00, për t’i lënë radhën më pas sfidës së dytë, atë mes Vllaznisë dhe Kukësit, I planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës duke nisur nga ora 20:00.

Java e parë e Abissnet Superiore vijon të dielën edhe me dy çifte të tjera, Laçi-Erzeni që luhet në stadiumin e qytetit të Laçit në orën 17:00, si dhe derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana i planifikuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 20:00.

Siç është bërë me dije edhe herët, çifti i pestë i javës së parë të Abissnet Superiore,  Partizani-Teuta nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, pasi nisur nga angazhimi i Partizanit për ndeshjet e Conference League në fazën play-off me mirëkuptim të dy skuadrave është shtyrë përnjë datë tjetër  që do ta vendosë sektori i garave në FSHF.

Kategoria Abissnet Superiore

Java 1 (26-27 gusht)

Të shtunën
Egnatia-Skënderbeu 17:00
Vllaznia-Kukësi 20:00
Të dielën
Laçi-Erzeni 17:00
Dinamo-Tirana 20:00
(në Elbasan)
Partizani-Teuta (e shtyrë)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img