Në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Kampionatin Kombëtar, që do të zhvillohet në muajin Maj, ekipi i boksit të Shkodrës “North Boxing Albania” ka zhvilluar këto ditë ndeshje kontrolli në Durres përballë ekipit vendas, Teuta.
Në program kanë qënë tetë ndeshje të shoqëruara me luftë sportive, ku janë parë duele mjaft të bukura dhe emocionuese. Ndeshje këto që shërbejnë për të kontrolluar sportistet në paraqitjet e tyre, si dhe marrjen e disa benefiteve si eksperienca dhe nxjerrjen e gabimeve ne menyre qe te mund te rikuperojme sa me shume deri ne fazen finale te kampionatit.
Nga keto sparingje bie ne sy niveli ne rritje i disa boksiereve pretendent per boksin Shqipetare por dhe ate nderkombetare. Më i spikaturi ndër to është është Jurgen Lazri i cili, edhe pse zhvilloi një ndeshje me një sportist më të madh në moshe, dhe paraqitja e tij ishte shumë e mirë. Pretendimet për këtë boksier janë padiskutim për medalje në Europianin e ardhshëm,
Gjithashtu, kanë spikatur dhe elementet e rinj, ku ndër to duhet të veçojmë boksierin 11 vjeçar Bjordi Çekini, i cili është dhe pjestar i familjes së dy trajnerëve dhe ish boksierëve Klaudio dhe Emiliano Çekini. Paraqitja e tij ishte shumë shpresdhënëse duke garantuar që në të ardhmen të kemi një talent në rritje për boksin shqiptar.
Çekini i vogël, ka rreth tetë muaj që është përfshirë në përgatitjet e ekipit, por me boksimin e tij, jep shpresë të madhe për një të ardhmetë sigurt.
(Video) Pamje nga dy ndeshjet më të spikatura të boksierëve shkodranë, kampionit Jurgen Lazri dhe 11 vjeçarit të talentuar, Bjordi Çekini
Gaspër MARKU