Saturday, July 27, 2024

Skënderbeu dhe Dinamo, e prapambetura e javës së 20-të, sot ora 17:00 në Korçë. Një duel për t’u ndjekur, luhet për “Final-Four”

Lexo

Përveç sfidave çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ditën e sotme do të luhet edhe sfida e prapambetur e Superiores. Skënderbeu dhe Dinamo do të vihen ballë për ballë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 20-të të kampionatit shqiptar.

Kjo sfidë është parashikuar të luhet ditën e sotme në stadiumin “Skënderbeu” dhe që do të startojë në orën 17:00.  Një duel mjaftë i rëndësishëm dhe interesant për të dyja ekipet që do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët.

Në lojë është “Final-Four” me korçarët që ndodhen vetëm 3 pikë larg Tiranës që ndodhet në vendin e 4-të në klasifikim,ndërsa dinamovitët nga ana tjetër ndodhen vetëm 2 pikë larg bardhebluve. Fitorja në këtë përballje do t’u jepte zonën “Final-Four”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img