Wednesday, July 30, 2025

(Video) Çiklizëm-Turi i 82-të i Shqipërisë. Holandezi Niels Reemeijer, fitues i etapës së dytë Shkodër-Elbasan

Lexo

Pas etapës së parë, me itenerar, Tiranë- Milot-Rrëshenit- Lezhë-Shkodër, 151,78 km e gjatë, e fituar kjo nga çiklisti, italo-shqiptar, Gabriele de Fabritiis, me kohën 3 orë, 2 minuta dhe 57 sekonda  duke lënë në vend të dytë holandezin Jesse Otter me 2 sekonda më shumë, Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë ka vijuar me etapën e dytë, 184.6 km e gjatë.

Me nisjen demonstrative duke pedaluar në qëndër të qytetit të Shkodrës, me duatrokitjet e  sportdashësve shkodranë përgjatë pedonales së qytetit verior, 98 çiklistët, përfaqësues të 14 ekipeve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe kombëtarja kuqezi e Shqipërisë, nisën pedalimin e etapës së dytë me destinacion Elbasanin.

Mes rivalitetit të çiklistëve kuqezi, atyre anglezë, sllovenë, serb dhe bullgar, figurën më të mirë sportive në këtë etapë e ka bërë çiklisti i përfaqësueses holandeze Niels Reemeijer, i cili . mbërriti i pari në finishin e Elbasanit me kohën 4 orë, 3 minuta e 4 sekonda, për të regjistruar një shpejtësi mesatare prej 45.568 km/h.

Reemeijer fitoi me diferencë minimale pas një dueli emocionues në sprintin final kundër britanikut Callum Macleod të ekipit Schils–Doltcini. Në vend të tretë u klasifikua slloveni Gregor Matija Cerne, me 1 sekondë diferencë.

Holandezi Tom Jonkmans (Ëielerploeg Groot) dhe Gabriele De Fabritis, italiani që garon për Shqipërinë, plotësuan pesëshen e parë në garën e djeshme. Përsa i përket renditjes së përgjithshme, falë paraqitjes së shkëlqyer në etapën e dytë, holandezi Reemeijer ka marrë fanellën e verdhë të liderit. Ai kryeson me 15 sekonda avantazh nga shoku i skuadrës, Tom Jonkmans dhe me 1 minutë e 1 sekondë nga fituesi i etapës së parë, Gabriele de Fabritis.

(Video) Pamje nga nisja e etapës së dytë, Shkodër-Elbasan”, organizuar në sheshin “Zogu i Parë” të qytetit të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img