Saturday, May 18, 2024

Armando Broja, sinjale pozitive. Specialistët e futbollit vlerësojnë paraqitjen e sulmuesit kuqezi

Lexo

I domosdoshëm për kuqezinjtë, mban skuadrën përpara dhe në tension mbrojtjen kundërshtare

Armando Broja rikthehet i duhuri në kombëtare, ndërsa miqësorja e së hënës në mbrëmje ndaj Suedisë, kjo në Stokholm, ka vërtetuar dhe një herë tjetër që është i domosdoshëm. Një penallti e mohuar, ndërsa është penguar në zonën e rreptësisë suedeze, një gol i anulluar për pozicion jashtë loje, apo dhe një goditje dënimi e padhënë për prekje të topit me dorë dhe kaq mjafton për të thënë që Broja duhet.

Në fakt, edhe për shkak dëmtimesh, Broja nuk pat luajtur asnjë ndeshje në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. Tanimë u rikthye dhe fillimisht 22 minuta si zëvendësues në miqësoren me Kilin dhe 77 minuta si titullar në ndeshjen me Suedinë. Sigurisht që ka ende kohë për të gjetur formën e tij maksimale, sepse i duhen minuta aktivizimi tek Fulhami. Por gjithsesi është i duhuri për sulmin kuqezi si një lojtar që mban në tension të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe që dërgon skuadrën përpara.

Sinjalet e tij në Stokholm ndoshta kanë vlejtur edhe Silvinjon në kushtet kur Manaj, teksa ndaj nordikëve nuk luajti asnjë minutë, nuk pati të njëjtën paraqitje si në kampionatin turk. Miqësoret e qershorit ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, që janë dhe provat e fundit përpara Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, do të shpalosin dhe më mirë cilësitë e Brojës, që mbetet pikë referimi për sulmin kuqezi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img