Friday, April 26, 2024

(Video) Dy fitore brenda ditës në volejboll femra. Superliga: Korabi-Vllaznia 0-3 dhe Farka Volej-Vllaznia(U18), 0-3

Lexo

Superliga: Korabi-Vllaznia 0-3(15-25, 19-25, 14-25)

Kampionati Kombëtar U-18: Farka Volej-Vllaznia 0-3(19-25, 10-25, 13-25)

Për Vllazninë e volejbollit të femra, java që lamë pas ishte e suksesshme, pasi dy ekipet e saj, ai i kategorisë së Superligës, si dhe e Kampionatit Kombëtar të moshës U-18, kanë dalë fituese të ndeshjeve të tyre.

Të dyja ndeshjet ekipeve shkodrane u luajtën në transfertë dhe u shoqëruan prej së afërmi nga presidenti i volejbolliit shkodran për femra, Florian Zekja. Ekipi i të rriturave i drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa është ndeshur me ekipin e Korabit të Peshkopisë dhe ai i të rejave, U-18, me Farka Volej.

Në përballjen, Korabi-Vllaznia, e vlefshme për javën e 12-të të Superligës së femrave, ndeshja është dominuar tërësisht nga Vllaznia, e cila për asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren e takimit. 15 me 25 për Vllazninë mbyllet seti i parë, ndërkohë që i dyti, duket se ka tendenca për një rivalitet më të madh të volejbollisteve dibrane, të cilat konkurojnë deri tek pika e 19-të, por pa mundur të frenojnë fitoren e Vllaznisë me shifrat, 19-25. Ndërkohë, në setin e tretë, epërsia e volejbollisteve shkodrane është e dukshme, duke bërë që ky set të mbyllet me fitoren e Vllaznisë me shifrat, 14-25, duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin e setëve, 0 me 3.

Me këtë fitore, Vllaznia rikthehet sërishmi në vendin e katërt të klasifikimit, aty ku edhe e ka objektivin e saj për t’u përfshirë në zonën Play-Off. Ndeshjen e javës së ardhshme, Vllaznia do ta luajë me datë 18 mars, ora 16:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke pritur ekipin e Teutës së Durrësit. Me fitore, 0-3, e ka mbyllur ndeshjen edhe ekipi i volejbollit Vllaznia U-18, i cili luajti në transfertë me ekipin e Farka Volej. 19-25, 10-25 dhe 13-25, janë rezultatet e tre seteve të kësaj ndeshje, të fituara që të gjitha nga skuadra kuqeblu duke fituar kësisoj të gjithë ndeshjen me me sete, 0-3.

Ashtu si edhe sezonet e mëparshme, 18 vjeçaret shkodrane, të drejtuara nga trajneri Dorjan Tafa, synojnë fitimin e titullit kampion. Por, më e rëndësishme se kjo, është puna që po bëhet me elementin e ri, i cili duket se është një garanci për furnizimin e ekipit të parë.

(Video) Pamje ndeshja e Superligës së volejbollit femra, Korabi-Vllaznia 0-3.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img