Saturday, April 27, 2024

Operohet Esat Mala! Mjeku, Bayrakci: Rikuperimi i plotë do të zgjasë 6-8 javë!

Lexo

I dëmtuar rëndë në ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit, futbollisti Esat Mala i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët kanë konstatuar një thyerje të klavikulës dhe për këtë arsye, ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Në informacionin zyrtar që KF Vllanzia ka shpërndarë për publikun, thuhet se operacioni është zhvilluar në një nga spitalet e kryeqytetit nga Prof. Dr. Kenan Bayrakci dhe ka konsistuar në riponim me protezë të pjesës së thyer.

Pjestarë të stafit mjekësor të Vllaznisë që kanë qenë pranë lojtarit ditën e sotme, bëjnë të ditur se gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur për të dhe tashmë do t’i duhen 15 ditë mobilizim, reabilitim fizioterapik.

Ndërkohë pas 30 ditësh, futbollisti do të fillojë të bëjë një aktivitet të lehtë fizik, kryesisht me ushtrime dhe vrapime. Sipas mjekëve, rikuperimi i plotë do të zgjasë 6-8 javë.

KF Vllaznia i uron futbollistit Esat Mala shërim të plotë dhe rikthim sa më të shpejtë në gjirin e ekipit!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img