Sunday, May 19, 2024

(Video) E ndërprerë nga reshjet e dëborës, pjesa e dytë e Tërbuni-Besëlidhja, luhet të mërkurën, ora 13:00, në “Reshit Rusi”

Lexo

U ndërpre nga reshjet e dëborës, ndeshja e kategorisë së dytë të futbollit shqiptar, Tërbuni-Besëlidhja është vendosur që të luhet të mërkurën e 29 nëntorit, në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, duke filluar nga ora 13:00.

Sfida në fjalë, njëra nga më të rëndësishmet e javës së tetë të grupit A, mes dy skuadrave që janë pretendente për kualifikimin në kategorinë e pare, u luajt vetëm 45 minuta këtë fundjavë në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës.

Ndonëse nën shoqërinë e temperaturave të ulta si dhe reshjeve të dendura të dëborës, Tërbuni dhe Besëlidhja, pjesë e grupia A të kategorisë së dytë, mbyllen një pjesë të parë shumë të dyluftuar duke arritur të shënojnë nga një gol në portat kundërshtare. Pukjanët kalojnë të parët në avantazh që në fillimin e ndeshjes. Ndërkohë, më pas një penallti shumë e kontestuar nga kampi pukjan, shndërrohet në gol nga lezhjanët, të cilët barazojnë rezultatin në 1-1.

Pas mbarimit të pjesës së parë gjyqtaret e ndeshjes, bashkë me delegatin, duke konstatuar rëndimin e terrenit nga reshjet e borës, trashësia e së cilës në fushën e lojës kishte kaluar trashësinë 10 cm,vendosën që pjesa e dytë e ndeshjes, Tërbuni-Besëlidhja të mos zhvillohet.

Për t’u theksuar është se për shkak të temperaturave të ulëta  në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, portieri i Tërbunit, shkodrani Entoni  Shkoza, pati problem me shëndetin, ku fillimisht solli panik te të pranishmit në fushë dhe stadium. Më pas, i shoqëruar me autoambulancë në spitalin e Pukës, iu dha ndihma e duhur duke iu rikthyer normalitet të gjendjes së tij shëndetësore.

(Video) Pamje nga ndeshja, Tërbuni-Besëlidhja. Pjesa e parë, 1-1, reshjet e dëborës ndërprenë ndeshjen në pjesën e dytë.

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img