Friday, November 22, 2024

(Video) E pamposhtur! Shqipëria fiton edhe miqësoren me Bullgarinë. Vendosin golat e shënuar nga Qazim Laçi dhe Ernest Muçi

Lexo

Shqipëri-Bullgari   2-0(Shënues: Laçi 41’, Muçi 81’)

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi. Trajner: Silvinjo

Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov. Trajner: Nenad Krstajiç  

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatmir Sekiraqa, Edmond Zeqiri(Kosovë). Arbitër i 4-të Erjon Bastari(Tiranë).

Shqipëria fitoi 2-0 miqësoren ndaj Bullgarisë e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Air Albania”.  Kuqezinjtë luajtën një ndeshje mjaft të mirë ndërsa golat për skuadrën i realizoi Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

Trajneri Sylvinho aktivizoi nga minuta e parë këto lojtar : Strakosha, Balliu, Ajeti, Mihaj, Mitaj, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Muçi dhe Uzuni.

Portieri Elhan Kastrati nuk ishte i gatshëm për ndeshjen me Bullgarinë për shkak të një gjendjeje gripale dhe për këtë arsye trajneri Sylvinho thërriti për herë të parë në Kombëtare portierin Alen Sherri, i cili aktivizohet me skuadrën e Egnatias në “Abissnet Superiore”.

Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta, me kuqezinjtë që qarkullonin topin dhe shikonin përpara nga sulmi, ndërsa skuadra kundërshtare ishte vendosur mirë në mbrojtje.

Rasti i parë i mirë për Shqipërinë u regjistrua nga Ernest Muçi në të 34-ën, por portieri kundërshtar u tregua i saktë dhe ndali goditjen. Megjithatë kuqezinjtë ja dolën mbanë të zhbllokonin rezultatin në të 41-ën, me Qazim Laçi. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për ekipin tonë, ndërsa fraksioni i dytë nisi me dy zëvëndësime. Në fushën e lojës u aktivizuan Veseli dhe Muja.

Ndërsa në të 54-ën, debutoi me Kombëtaren sulmuesi Marvin Çuni. Shqipëria administroi mjaft mirë lojën dhe në të 81-ën dyfishoi rezultatin falë një supergoli të realizuar nga Ernest Muçi.

Kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje në muajin tetor nga Kombëtarja kuqezi. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë në nëntor kundër Moldavisë më datë 17 në transfertë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

Kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje në muajin tetor nga Kombëtarja kuqezi. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë në nëntor kundër Moldavisë më datë 17 në transfertë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

(Video) Golat e parë i shënuar nga Qazim Laçi dhe i dyti shënuar nga Ernest Muçi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img