Saturday, July 27, 2024

Dy fitore brenda pak ditëve, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mesazh lumturie kombëtares së Silvinjos

Lexo

Mesazhi falenderues i presidentit të FSHF-së Armand Duka

 

“Nuk kishte si të mbyllej më bukur ky muaj me këtë fitore në miqësoren me Bullgarinë. Kombëtarja shqiptare na dhuroi gëzim të pamasë pak ditë më parë me atë sukses madhor ndaj Çekisë, duke na afruar më shumë me ëndrrën e Europianit, ndërsa sot na ofroi një tjetër perfomancë të shkëlqyer. Treguam se kemi elementë shumë të mirë, si në formacionin e parë ashtu edhe në stol.

Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë fitore e si gjithmonë tifozët tanë të mrekullueshëm, që edhe këtë herë ishin të shumtë në numër dhe krijuan atmosferë fantastike në mbështetje të ekipit.

Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim pëgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img