Për javën e 34-të të Abissnet Superiore, Egnatia do të jetë mysafire në Durrës për t’u ndeshur me Teutën vendase. Rrogozhinasit që aktualisht janë kryesues të tabelës së klasifikimit me 60-të pikë, pesë më shumë sesa Vllaznia e vendit të dytë, do të kenë mungesa titullarësh, të dëmtuar si dhe me skualifikim kartonash.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Egnatia është edhe finalist e Kupës së Shqipërisë, që do të thotë se skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova është në kulmin e objektiva të realizuara deri më tash.
Sa i përket kampionatit, falë diferencës me Vllazninë e vendit të dytë, duket se vendi i parë është i paprekshëm deri në fund të fazës së katërt të kampionatit, por trajneri Tetova kërkon përkushtim nga skuadra e tij në mënyrë që të mbajë ritmin e duhur që një gjë të tillë ta shpalosë edhe në “Final 4”. Një gjë të tillë, njëshi i pankinës rrogozhinase e shprehu edhe në prononcimin e dhënë përpara gazetarëve gjatë konferencës për shtyp organizuar nga zëdhënësi i KF Egnatia, Xhevdet Zekaj
(Video) Prononcimin i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova gjatë konferencës për shtyp në pragndeshjen, Teuta-Egnatia, Superiore, java e 33-të.