Monday, November 25, 2024

(Video) Ekskluzive-Ish futbollisti i Buduçnostit dhe ish trajneri kampion me Vllazninë, Dervish Haxhiosmanoviç, flet për bashkëpunimin me futbollin shkodran në vite, si dhe për Vllazninë e sotme(Nga Podgorica: Agron Isufi)

Lexo

Emri i Dervish Haxhiosmanoviç është mjaft i njohur në futbollin malazez dhe atë shqiptar. Në kohën e rinisë, ai luajti me sukses me Buduçnostin e Podgoricës, madje në vitet e fundit të e karrieres sportive që përkon me vitin 1987, tek Buduçnosti luajti në formacion figurën e amdhe të futbollit malazez, figurën e madhe të futbollit malazez, Dejan Saviçeviç. Ato që e kanë ndjekur prej së afërmi në fushën e lojës, e kujtojnë Dedën, siç e tharrasin miqtë e tij, si një sulmues shumë i shpejtë, me një karrierë të pasur ku përfshihen edhe vitet kur ka luajtur në Bosnje me Çelikun e Zenices,por edhe në Maqedoni dhe Tuqi.

Bashkëpunimet me Vllazninë si trajner i parë i kuqebluve, Haxhiosmanoviç i pati në kohën kur drejtonte ish presidenti ndjerë, Myftar Çela,ku arriti të shpallej kampion dhe të fitonte Kupën e Shqipërisë. Pjesë e karrieres si trajner janë edhe vitet që drejtoj futbollin e femrave në Shkodër, dhe në disa ekipe të tjera shqiptare.

Sot, në moshën 62 vjeçare, Dervish Haxhiosmanoviç është në cilësinë e drejtorit të klubit Mlladost të Podgoricës, ndërkohë që ka edhe liçensen Uefa Pro si trajner futbollit, me të cilën është në pritje të rikthimit të drejtimit të një skuadre futbollit.

Me dëshirën e mirë për të mësuar  rreth jetës sportive, dhe sidomos bashkëpunimit me Vllazninë, Veriu Sport, udhëtoi drejt Podgoricës duke realizuar intervistën me malazezin e dashuruar pas Shkodrës, Dervish Haxhiosmanoviç, të cilën ju ftojmë ta ndiqni në vazhdim.

(Video) Dervish Haxhiosmanoviç, intervistë ekskluzive për Veriu Sport realizuar nga Agron Isufi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img