Sunday, November 24, 2024

(Video) Emocionet e Ardit Kurtajt, shkodrani që vjen nga Austria, garues në “Really Albania” 2023. Së shpejti pjesëmarrës në Rally Dakar, i pari shqiptar që konkuron në Arabinë Saudite, gara më e gjatë në botë!

Lexo

Dy vëllezërit nga Shkodra, Ardit Kurtaj dhe Fatlum Kurtaj, jetojnë prej shumë vitesh në Austri dhe angazhimi kryesor i tyre është në sektorin e turizmit sportiv duke pasur një aktivitet të zgjeruar në zonat turistike malore të Austrisë, sidomos atyre që pjesën më të madhe të vitit janë të mbuluara me dëborë.

Krahas të tjerave, Arditi, është mjaft i spikatur në garën me motorra, madje në pesë edicionet e fundit të Really Albania, konkurues dinjitoz. Ndërkohë, që i vëllai i tij, Fatlumi, njihet si një fotoreporter sportive shumë pasionant, ku angazhimet më të mëdha të tij janë në shoqërimin e ekipeve kombëtare të futbollit, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku kuqezinjtë luajnë nëpër botë.

Me Ardit Kurtaj, pilotin që mbn numrin 81 të motorrit të tij u takuam dy ditë më parë në plazhin e Velipojës, aty ku u bë edhe starti zyrtar i Really Albania 2023.

Ndër të tjera, krahas emocioneve të edicionit të 19-të të Really Albania 2023, Arditi bën të ditur se në vazhdim do të jetë pjesëmarrës në Rally Dakar që do të zhvillohet në janar të vitit 2024 Arabinë Saudite si gara më e gjatë të botë, duke qënë shqiptari i parë që do të marrë pjesë në një ngjarje kaq të madhe sportive.

(Video) Intervistën e plotë me pilotin e njohur të Really Albania, Ardit Kurtajn, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-Y0UTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img