Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pasur një tifoz special mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj Tiranës. Në tribunën e pallatit të sportit, “Qazim Dervishi” ka qënë veterani i nderuar i basketbollit shkodran, Petrit Osmani. Një jetë e tërë pranë basketbollit, kampion me Vllazninë, si sportist dhe si trajner, njëkohësisht i suksesshëm edhe me Partizanin dhe ekipin kombëtar. Prej disa vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po jeton me familjen e tij. Prania e professor Petrit Osmani në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” është konsideruar edhe si një shans për fitoren që Vllaznia realizoi mbrëmjen e së dieles ndaj Tiranës, e cila vjen pas tre humbjeve radhazi.
Pas përfundimit të ndeshjes, veterani i nderuar i basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, përcolli emocionet e tij për mediat e pranishme.
(Video: Flet, veterani i basketbollit, Petrit Osmani)