Friday, May 3, 2024

Teuta-Skënderbeu, barazim 0-0. VAR anulon golin e durrsakëve në minutat shtesë

Lexo

Nuk ka fitues në takimin mes Teutës dhe Skënderbeut. Takimi i javës së 27-të, i vlefshëm për “Abissnet Superiore” përfundoi me shifrat 0-0. Barazimi i tretë radhazi për Skënder Gegën, por ekipi korçar ka nevojë për fitore për të shpëtuar. Një pjesë e parë që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur, me vetëm disa ngacmime të vogla, ku nervozizmi ishte më tepër prezent. Mundësia reale mund të konsiderohet e minutës së 22’ kur Elvi Berisha hodhi një top në zonë dhe portieri Pano Qirko devijoi saktë.

Ndeshja u ndez vetëm në pjesën e dytë, vendasit dhanë sinjalin e tyre në minutën e 69’ kur Emiliano Vila me kokë i pa shqetësuar nuk ia del të  shënojë. Tre minuta më vonë Skënderbeu do të kundërpërgjigjej me Dajan Shehin. Mbrojtësi godet me kokë, por pa pa rezultat. Skuadrat luajnë hapur dhe pa frikë, Emiliano Vila u kthye në problem për mbrojtjen e Skënderbeut, futbollisti edhe një herë shfaqet rrezikshëm, por tentativa e tij në të 75’ u stampua në traversë.

Minutat e fundit ishin edhe më emocionuese. Uerdi Mara kërkoi ladvinë personale disa sekonda nga fundi i takimit, por gjuajtja e numrit 10 të Skënderbuet përfundoi jashtë. Ishte minuta e dytë shtesë, kur VAR anuloi golin për pozicion të parregullt të Artan Jazxhi. Përfundimisht 0-0, me Teutën që ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vend të nëntë, që ndjen rrezikun e play-out, ndërsa për Skënderbeun ky ishte barazimi numër 11-të, që mbyll renditjen me 20 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img