Saturday, April 20, 2024

(Video) Emocionet e Petrit Osmanit. Ish basketbollisti dhe trajneri kampion, rikthehet nga Amerika dhe shijon fitoren e Vllaznisë ndaj Tiranës në basketboll meshkuj

Lexo

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka pasur një tifoz special mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj Tiranës. Në tribunën e pallatit të sportit, “Qazim Dervishi” ka qënë veterani i nderuar i basketbollit shkodran, Petrit Osmani. Një jetë e tërë pranë basketbollit, kampion me Vllazninë, si sportist dhe si trajner, njëkohësisht i suksesshëm edhe me Partizanin dhe ekipin kombëtar. Prej disa vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po jeton me familjen e tij. Prania e professor Petrit Osmani në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” është konsideruar edhe si një shans për fitoren që Vllaznia realizoi mbrëmjen e së dieles ndaj Tiranës, e cila vjen pas tre humbjeve radhazi.

Pas përfundimit të ndeshjes, veterani i nderuar i basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, përcolli emocionet e tij për mediat e pranishme.

(Video: Flet, veterani i basketbollit, Petrit Osmani)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img