Sezoni i ri futbollistik ka nisur me një formë të shkëlqyer të futbollistit nga Prizreni, Esat Mala. Duke forlur në konferëncën e shtypit dhënë mesditen e së enjtes në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, vlerësimet e përcjella në adresë të tij janë pritur mirë nga ana mesfushorit-sulmues të kuqebluve . Madje, ai thotë se e kanë motivuar edhe më shumë për të bërë më të mirën e tij për skuadrën kuqeblu në ndeshjet në vazhdim.
Krahas shërbimit për klubin kuqeblu, emri i tij po lakohet edhe për një mundësi të rithirrjes së tij në kombëtaren e Shqipërisë, për të cilën ndjehet mirë.
“Ishte një start i mirë nga të gjithë, kemi punuar shumë, kemi një atmosferë të mirë në grup. Dhash më të mirën nga vetja ndaj Kukësit dhe do vazhdoj ta jap të njëjtën gjë edhe në vazhdim, pres më shumë nga vetja. E njohim Erzenin, ne do të futemi në fushë për çdo duel, por në fund fusha do të tregojë gjithçka. Çdo ekip futbolli ka identitetin e tij, ne duam të luajmë në sulm. Përsa i përket pozicionit ku unë luaj në fushë, nuk e kam problem në çfarë pozite luaj. Me formatin e ri, gjithë lufta do të jetë për 4 vendet e para, por është shumë herët për të folur. Gjithçka do tja lemë kohës, dua të fitojmë ndeshje pas ndeshje. Çdo kohë e tepërt iu shërben të rinjve për mirë në mënyrë që të ambientohen me ekipin. Më vjen mirë që lakohem për të qënë pjesë e kombëtares. Ëndrra më e madhe e çdo futbollisti shqiptar është Kombëtarja, është maja e e një arritje të futbollisti. E dëshiroj dhe e ëndërroj por ja le fushës, që të punoj sa më shumë dhe pastaj të shohim në të ardhmen “, u shpreh ndër të tjera, futbollisti kuqeblu, Esat Mala.
(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu, Esat Mala, dhënë sot në konferencen e shtypit të Vllaznisë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.