Sunday, May 19, 2024

12 ndeshje të ekipeve kombëtare kuqezi gjatë muajit shtator. Nga kuqezinjtë A, tek moshat dhe futsalli

Lexo

Muaji shtator do të jetë tejet impenjativ për ekipet Kombëtare dhe FSHF-në, teksa në kalendar janë plot 12 ndeshje, disa zyrtare e të tjera miqësore, që do të angazhojnë në sfida të vështira 6 nga ekipet kuqezi.

Për ta nisur nga Kombëtarja A, që ka përpara dy sfidat tejet të vështira në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sylvio Mendes Campos Junior do të udhëtojë në transfertën e Pragës, ku do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës. Dy ndeshje me shumë peshë në objektivin e Shqipërisë për t’u kualifikuar për në finalet e Euro 2024.

Edhe Kombëtarja U-21 do të jetë e impenjuar këtë muaj me dy ndeshje zyrtare në axhendës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2025. Ndeshja e parë do të jetë ajo ndaj Armenisë më 8 shtator, ndërsa më 12 shtator kuqezinjtë presin Rumaninë. Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi e nis këtë fushatë me synimin e qartë për të shkuar deri në fazën finale, teksa brezi i këtijj edicioni premton shumë për nga cilësia që ka.

Kombëtarja U-19 do të përfitojë gjithashtu nga datat zyrtare dhe ka në program dy miqësore ndaj Azerbajxhanin në datat 09 dhe 11 shtator. Të dyja duelet do të luhen në Shqipëri, me trajnerin Ervin Bulku që do të ketë mundësinë që të kolaudojë edhe më mirë grupin para impenjimeve zyrtare në kualifikueset e Europianit të radhës.

Dy ndeshje miqësore në program edhe Kombëtarja U-17, që në datat 18 dhe 20 shtator do të përballet me Maltën me të dyja ndeshjet që gjithashtu do të luhen në vendin tonë. Teste mjaft të vlefshme për skuadrën që tashmë drejtohet nga trajneri Ardi Behari për të provuar lojtarë të rinj, por edhe të konsoliduar boshtin kryesor.

Edhe kombëtarja e Futsallit ka konfirmuar tashmë dy miqësore në muajin shtator, dy duele me Zvicrën në datat 14 dhe 15 shtator, që do të zhvillohen po në Shqipëri me stafin teknik që vazhdon të provojë lojtarë të rinj në procesin e ndryshimit të brezave. Ky do të jetë grumbullimi i dytë i skuadrës për këtë vit pas miqësoreve të zhvilluar në muajin qershor ndaj Malit të Zi.

Për ta mbyllur me Kombëtaren e vajzave, që ka përpara ndeshjet e para në turneun e UEFA-s Nations League. Shqipëria është shortuar në Grupin B1, ku përballë do të ketë Irlandën, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Armir Grima do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Hungarisë më 22 shtator, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet në transfertë me Irlandën e Veriut.

Më poshtë edhe kalendari i ndeshjeve të ekipeve Kombëtare për muajin shtator:

Kalendari i ndeshjeve të ekipeve Kombëtare në muajin shtator

Kombëtarja A – Kualifikueset e Euro 2024

Republika Çeke – Shqipëri             07.09.2023, ora 20:45

Shqipëri – Poloni                               10.09.2023, ora 20:45

Kombëtarja U21 – Kualifikueset e Euro 2025

Armenia – Shqipëri                          08.09.2023, ora 19:00

Shqipëri – Rumani                            12.09.2023, ora 18:30

Kombëtarja U19 – Ndeshje miqësore

Shqipëri – Azerbajxhan                  09.09.2023, ora 15:30

Shqipëri – Azerbajxhan                  11.09.2023, ora 16:30

Kombëtarja Futsal – Ndeshje miqësore

Shqipëri – Zvicër                               14.09.2023, ora 20:00

Shqipëri – Zvicër                               15.09.2023, ora 20:00

Kombëtarja U17 – Ndeshje miqësore

Shqipëri – Maltë                               18.09.2023, ora 16:00

Shqipëri – Maltë                               20.09.2023, ora 16:00

Kombëtarja e vajzave – Ndeshjet e Nations League

Shqipëri – Hungari                           22.09.2023, ora 17:00

Irlanda e Veriut – Shqipëri            26.09.2023, ora 17:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img