Supersfida, Shqipëri-Çeki, takim që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në “Air Albania” i vlefshëm për eleminatoret e Europianit 2024 ka marrë një vemendje jashtëzakonisht të madhe në mbarë shqiptarinë.
Me shumë interes po pritet kjo sdidë shumë e rëndësishëm për fatet e kualifikimit në grupin E edhe në qytetin e Shkodrës. Krahas tifozërisë kuqezi, me shumë emocion po e presin këtë superduel edhe specialistët e futbollit. Njëri prej tyre është edhe trajneri i futbollit Ersi Çaku , i cili një ditë përpara ndeshjes jep opinionin e tij për këtë pragndeshje.
Ndër të tjera, Çaku flet edhe për rikthimin pas periudhës së dëmtimit në kombëtare të Armando Brojës, ardhja e të cilit është shoqëruar me komente, pro dhe kundër.
Gjithësesi, për trajnerin Çaku, ndeshja e mbrëmjes së nesër i ka të gjitha shanset për t’u mbyllur me sukses dhe kuqezinjtë të marrin tre pikët e plota që hapin rrugën drejt kualifikimit në finalet e Europianit.
(Video) Prononcimi i trajnerit të futbollit Ersi Çaku për pragndeshjen e kombëtares, Shqipëri-Çeki.