Tërbuni i drejtuar nga trajneri shkodran Altin Xhahysa, në përbërje të të cilit bëjnë pjesë edhe një numër i madh futbollsitësh shkodranë është i formatuar si një skuadër që kërkon rikthimin në Kategoria e Parë.
Por, pas javës së tretë pozicioni në tabelë nuk është i favorshëm. Humbja e ndeshjes së fundit në transfertë me Valbonën, sipas kapitenit Anderson Filipi erdhi si pasojë e një gjykimi të njëanshëm të arbitrit.
Në aspektin personal, Anderson Filipi, i cili ka dalë nga Akademia Vllaznia, shprehet i kënaqur që luan për fanelen e Tërbunit dhe ndjehet krenar, edhe për faktin se është i vetmi pukjan që luan për skuadrën e qytetit të lindjes.
Për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë që luhen javën e ardhshme, Tërbuni ndeshet me Vorën duke pasur objektiv kualifikimin në turin tjetër.
(Video) Anderson Filipi, kapiten i Tërbunit, flet për ndeshjen e transfertës, Valbona-Tërbuni, 2-1. Java e tretë e Kategorisë së dytë.
Gaspër MARKU