Shqipëri-Poloni 2-0(Shënues: Asani 37’, Daku 62’)
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner: Silvinjo
POLONIA: Shezni, Berezinski, Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Zimanski, Zielinski, Kryçoviak, Kaminski, Levandovski
Trajner: F. Santos
Gjyqtarë:Hoze Maria Sançez,Raul Kabajero,Inigo Prieto,Guilermo Kuadra(Spanje) Var:Karlos Del Cerro(Spanje) Avar:Çezar Soto(Spanje) Delegat:Danilo Filakone(Itali) Vezhgues:Robert Sedlacek(Austri)
Një mbrëmje fantastike kjo e sotmja e 10 shtatorit 2024 për futbollin shqiptar. Kombëtarja kuqezi mundi me rezultatin 2 me 0 kombëtaren e Polonisë, ndeshje kjo e vlefshme për fazën eleminatore të Euro “Gjermani 2024”, grupi E, e luajtur në stadiumin “Air Albania”.
Pas një pjese të parë e mbushur me plot emocione, kur pas anolimit nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje të një goli të shënuar në të 24-tërten minutë nga polaku Kiëior, vjen shpërthimi në kampin kuqezi me atë super gol të shënuar në të 37-tën minutë nga Jasir Asani. Gol që ngriti peshë një stadium të tërë, por edhe gjithë shqiptarinë që e ka shijuar sfidën në fjalë përmes ekranit të televizorit.
1 me 0 në favor të Shqipërisë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që edhe 45 minutëshi i pjesës së dytë pushtohet nga të tjera emocione edhe më të mëdha. Dhe, kjo i takon minutës së 62-të kur i sapo aktivizuari në fushën e lojës, Mirlind Daku, pasi merr një top nga Ramadani në të djathtë të sulmit kuqezi, ndonëse në pozicion të prirët me portën polake e dërgon topin në rrjetë.
2 me 0 për Shqipërinë, dhe tashmë gjithçka është nën kontrollin kuqezi. Ndonëse ka përpjekje nga kampi polak me në krye Levandovskin për të gjetur golin e rihapjes së ndeshjes, kuqezinjtë tanë nuk lëshojnë. Madje, jo vetëm që mbrohen mjaft mirë, kërcënojnë edhe për një gol të tretë.
Katër minuta shtesë që nuk ndryshojnë asgjë në rezultat, dhe vjen vërshëllima e spanjollit Hoze Maria Sançez, i cili mbyll të gjithë takimin duke mbajtur në fuqi shifrat 2 me 0 për Shqipërinë.
Fitore kjo e merituar e kuqezinjëve tanë të drejtuar nga Silvinjo duke e ngritur Shqipërinë në vendin e parë të grupit E me 10-të pikë. Pas Shqipërisë, është Çekia dhe Moldavia në vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta, nga 8-të. Polonia zbret në vendin e katërt me 6 pikë dhe mbyll renditjen e grupit E, Ishujt Faroe me 1 pikë.
Në këtë mënyrë, Shqipëria forcon pozitat duke qënë pretendetja kryesore për kualifikimin në Europianin “Gjermani 2024”.
(Video) Golat e shënuar nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku të shënur në ndeshjen Shqipëri-Poloni 2-0.
Gaspër MARKU