Sunday, May 19, 2024

(Video) Mbrëmje fantastike në “Air Albania”. Shqipëria mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Polonisë me golin spektakolar të Jasir Asanit

Lexo

SHQIPËRI-POLONI  1-0 (Shënues: Jasani 37’)

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner: Silvinjo

POLONIA: Shezni, Berezinski, Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Zimanski, Zielinski, Kryçoviak, Kaminski, Levandovski
Trajner: F. Santos

Sapo është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes, Shqipëri-Poloni, takim ky po luhet që nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar, Tiranë, në kuaadrin e ndeshjeve eleminatore të Euro “Gjermania 2024”, grupi E.

Një stadium i supermbushur mbi kapacitetin e tij, me një tifozëri të zjarrtë kuqezi, por me një pjesëmarrje edhe të tifozërisë polake.

Emocione pa fund në këtë 45 minutësh të parë, ku iniciativë që në fillim e marrin kuqezinjtë, të cilët  ushtrojnë presion  në portën polake të mbrojtur nga Shezni. Por, drithërimë kur polakët shënojnë në minutën e 24-tërt pas një rrëmuje në zonën kuqezi me anë të numrit 14 Kiëior. Por, ndërhyrja e sistemit VAR anulon golin për pozicion jashtë loje.

Moment fatlum për tanët me qëndrimin në fuqi të rezultatin 0-0. Rasti në fjalë duket se motivoi edhe më shumë djemtë kuqezi të drejtuar nga braziliani Silvinjo, të cilët rimarrin situatën në zotërim. Dhe, vjen moment fantastik i kësaj mbrëmje. Është shkupiani Jasir Asani, dhuron spektakël. E majtë e çmendur nga e djathta e sulmit dhe “Air Albania” dhe nga një pozicion diagonal e dërgon topin direk në rrjetën e portjerit polak. Festë në “Air Albania” dhe në të gjithë shqiptarinë. Është minuta e 37-të, Shqipëria kalon në avantazh, 1-0, rezultat që mbyll edhe pjesën e parë duke ia lënë radhën tashmë pjesës së dytë, e cila shpresohet të finalizojë një fitore shumë të rëndësishme të Shqipërisë, që nëse realizohet, hap rrugën e një kualilimi të mundshëm në “Gjermani 2020”.

(Video) Goli spektakolar i Jasir Asanit shënur në pjesën e parë të ndeshjes, Shqipëri-Poloni, 1-0.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img