Tuesday, December 10, 2024

(Video) Fitoi 12-0 me Laçin, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, optimist për fitimin e titullit të 10-të kampion në futboll femra!

Lexo

Për trajnerin e Vllaznisë, Nikolin Leka, bazuar në diferencat që Vllaznia ka me Laçin, fitorja e sotme ndaj Laçit, 12-0, ishte e pritshme. Por, sipas tij, përpos rezultatit që Vllaznisë i kërkohet, pasi kërkon fitimin e titullit kampion, e rëndësishme është që ai dhe stafi i tij po promovojnë elementin e ri, ku pikërisht në këtë ndeshje, u aktivizuan edhe dy vajza të tjera 16 vjeçare në formacion.

Vllaznia erdhi në këtë ndeshje, menjëherë pas grumbullimit një javor të kombëtares së femrave në Ulqin, ku në listën e 22 lojtareve të grumbulluara nga trajni Armir Grima, 11 ishin të Vllaznisë. Dhe kjo, sipas trajnerit Leka, ka ndikuar në rritjen e formës sportive për futbollistet e tij.

Kampionati Kombëtar i femrave, ka edhe 8 ndeshje për t’u mbyllur, dhe Vllaznia kryesuese kërkon patjetër titullin kampion, që për nga radha do të jetë i dhjeti. Një gjë të tillë e garanton edhe vetë trajneri Nikolin Leka, i cili ai, dhe pjesëtaret e tjerë të ekipit, janë në pritje të vendosjes së yllit në uniformën e Vllaznisë.

Përpos, fitimit të titullit kampion, Vllaznia e futbollit femra është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë, për t’u ndeshur me Apoloninë, të cilën e ka rival edhe në kampionat së bashku me Tiranën që e ndjekin në vend të dytë dhe të tretë. Trofe, të cilin, tekniku Nikolin Leka, ka bindjen e plotë, se do ta fitojë Vllaznia.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka, pas ndeshjes së sotme, Vllaznia-Laçi, 12-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img