(Video) Francesco Dibra, shkodrani që po rritet në futbollin Italian. 18 vjeçari titullar me “Ternana Calcio” shënon ndaj Interit në Turneun “Scopigno Cup 2022”

Për Francesco Dibrën, futbollistin e talentuar shkodran që po rritet me shumë sukses në futbollin Italian kemi shkruar edhe më herët. Pjesë e një familje shqiptato-italiane, me babain e tij, të mirënjohurin Ylber Dibra, ish sportist i njohur me Vllazninë në rininë e tij, që më pas duke e ndërtuar jetën e tij në Itali është bërë shumë i njohur në fushën e mjeksisë sportive, si dhe nënën italiane, Françesko ka pasur gjithë kujdesin e duhur t’i përkushtohet sportit.

Futbolli ka qënë dhe është preferenca e tij ku filloi stërvitjet që në moshë të vogël për të kaluar shumë shpejt tek ekipet zinxhir italiane dhe sot është i inkuadruar në ekipin e “Ternana Calcio” duke i afruar një kontratë profesionisti me afat 3 vjeçar.

Falë vlerave që ai po paraqet në kampionatin e serisë B italiane. Francesco Dibra është thirrur edhe në grumbullimet e ekipeve kombëtare të Shqipërisë, ku ai nuk ka hezituar fare që të veshë uniformën kuqezi.

Ndërkohë, këto ditë në Itali po zhvillohet Turneu shumë i rëndësishëm Ndërkombëtar për kategorinë U-19, “Scopigno Cup 2022” dhe skuadra e Dibrës, “Ternana Calcio” është pjesëmarrësve së bashku me ekipet e njohura italiane, A.S Roma, S.S Lazio, Interi, Napoli United , për të vijuar me Salernitana, Lodigiani 1972, Cantalice FD si dhe Fluminense e Brazilit,  Fenerbahçe e Turqisë, Neftchi Baku e Azerbajxhanit.

Në duelin F.C. Inter-Tërnana Calcio të luajtur në stadiumin Marco Gudini, Rieti, protoganonist ka qënë pikërisht shqiptari Francesko Dibra, i cili falë këmbënguljes në ndjekjen e një aksioni të skuadrës së tij, si një nuhatës tipik goli, pasin e marrë nga shoku i tij i skuadrës e dërgon direkt në rrjete. Gol ky që i jep fitoren skuadrës së tij Tërnana Calcio.

Jo vetem për golin e shënuar, por edhe për mënyrën perfekte të lojës që po demonstron në ndeshjet e këtij turneu, 18 vjeçari Dibra ka marrë vemendjen e medias italiane, e cila po e trumbeton si një lojtar mjaft cilësor dhe të perspektives.

Gaspër MARKU

(Video) Aksioni i golit të dytë shënuar nga Francesco Dibra i Tërnana Calcio në ndeshjen F.C. Inter-Tërnana Calcio

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu