Wednesday, May 22, 2024

(Video) Franko Burraj, më i miri i Mitingut Ndërkombëtar të Tivarit. Fiton dy medalje të arta në 100 dhe 400 metra. Në podium edhe Durjon Idrizaj dhe Leandro Çardaku

Lexo

Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, vazhdon rrugën e sukseseve. Pas garave të pak ditëve më parë të zhvilluara në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ku u shpall atleti më i mirë i Kupës së Shqipërisë, Burraj i drejtuar nga trajneri i tij personal, Bruno Rrotani ka korrur suksesin e radhës në Metingun Ndërkombëtar të Tivarit zhvillua në Mal të Zi.

Së bashku me Burrajn, në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës edhe dy atletët e tjerë shkodranë, Durian Idrizi dhe Leandro Çardaku, të cilët shoqëroheshin nga kryetrajneri i Vllaznisë, Albert Marashi.

Rezultatin më të mirë e ka arritur Franko Burraj, i cili duke konkuruar në vrapimin 100 dhe 400 metra, u shpall fitues duke merituar medaljet e arta.

I njohur më herët si fitues i 200 dhe 400 metra, ku edhe mban rekordet përkatëse, gjatë periudhës së fundit, Franko së bashku me trajnerin e tij Rrotani kanë marrë përsipër ta përfshijnë në programin e tyre edhe garën e 100 metrave. Dhe duket se nuk kanë gabuar, sepse falë parametrave fizik optimal që disponon, pritet ta bëjnë të veten edhe këtë disiplinë sportive.

Sinjalet pozitive të 100 metërshit, Burraj i dha në aktivitetin e Kupës së Nderimit të Figurave të zhvilluar në Shkodër ku u shpall fitues i vendit të parë. Ndërkohë, në garën e fundit të zhvilluar në Tivar të Malit të Zi, Franko sfidoi të gjithë konkurentët duke fituar vendin e parë, me një kohë shumë pozitive 10.65, e cila është shumë pranë rekordit të vendosur 20 vite më parë nga atleti shkodran, Arben Makaj me vetem 0.09 sekonda më pak.

Figurë të mirë sportive bënë edhe dy atletët e tjerë shkodranë, Durjo Idrizaj dhe Lenadro Çardaku. Idrizaj, renditet i treti në garën e vrapimit 110 metër me pengesa, ndërsa Çardaku është i pari në 100 metra për kategorinë e të rinjëve.

(Video) Atleti shkodran Franko Burraj, i pari në garën e vrapimit 100 metra-Mitingu Ndërkombëtar, Tivar-Mali i Zi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img