Friday, November 22, 2024

(Video) FSHF-Trajneri i kombëtares U-19, Ervin Bulku, flet në prag të miqësores me Italinë

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-19 nis nesër grumbullimin në Koverçano të Italisë, në kuadër të miqësores së 9 gushtit, kundër ‘axurrëve’, kampionëve të Europës për këtë grupmoshë. Për tre ditë me radhë, 20 kuqezinjtë e përzgjedhur nga trajneri Ervin Bulku dhe stafi kombëtar i kësaj grupmoshe do të stërviten në qendrën e Koverçanos, teksa më 9 gusht është planifikuar edhe miqësorja kundër Italisë.

Në nisje të grumbullimit, trajneri i ekipit kuqezi, Ervin Bulku në një prononcim për fshf.org ka komentuar grupin e futbollistëve të grumbulluar për këtë miqësore të rëndësishme ndaj kampionëve të Europës, ku thekson se pavarësisht forcës së kundërshtarit, skuadra e tij do të bëjë më të mirën për të marrë një rezultat inkurajues.

“Pak a shumë grupi është i njëjtë, pasi ka qenë edhe me grupmoshat e mëparshme, tek U-17 dhe U-15. Ka pak ndryshime. Po mundohemi të formojmë grupin që të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese. Tani do e shikojmë ekipin edhe në këtë ndeshje me Italinë. Është bërë si traditë tani, është viti i tretë radhazi që ne e organizojmë, duke parë marrëdhëniet e jashtëzakonshme që ka Federata jonë me Federatën Italiane. Këtë radhë kemi vetëm një ndeshje miqësore. Mos të harrojmë që skuadra italiane sapo është shpallur kampione Europe në Maltë. Mendoj se kemi marrë të gjithë lojtarët që janë duke u stërvitur në skuadrat e para ku bëjnë pjesë, kanë bërë fazë përgatitore të gjithë lojtarët që do të jenë të gatshëm. Shpresojmë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe të gjejmë një skuadër të përgatitur, pasi dihet forca e kundërshtarit. Ne do shkojmë të bëjmë gjithçka çfarë mundemi, për të parë nga afër gjendjen që po kalojnë lojtarët dhe për të formuar një grup sa më të fortë për të përballuar ndeshjet europiane” – thotë trajneri Bulku për fshf.org, ndërsa nënvizon se 20 lojtarët e grumbulluar nuk përbëjnë grupin përfundimtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e ardhshme të Europianit për moshën U-19.

“Nuk mund të themi se do të formojmë grupin përfundimtar, sepse dihet që ndeshjet eliminatore të Europianit janë në muajin nëntor dhe ka kohë. Mund të ndodhë gjithçka rrugës, mund të ketë lojtarë që nuk janë në formë të mirë. Shpresoj të mos kemi lojtarë të dëmtuar. Kemi në dispozicion edhe katër ndeshje të tjera miqësore pas ndeshjes me Italinë. Do bëjmë të pamundurën që të krijojmë grupin që të jetë sa më solid për ndeshjet kualifikuese”– shprehet ndër të tjera trajneri Bulku.

Tekniku kuqezi zbulon se ai dhe stafi i Kombëtares U-19 është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarët e kësaj grupmoshe dhe i kanë monitoruar nga afër gjatë gjithë kësaj kohe. Trajneri Bulku shpreson se ekipi i drejtuar nga ai të jetë në formën e duhur në ndeshjen kundër Italisë dhe të tregojë nivel ndaj bashkëmoshatarëve të tyre. “Unë dhe stafi kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me lojtarët, flasim çdo ditë me ta, i pyesim për çdo gjë që bëjnë në skuadrat e tyre. Jemi duke i monitoruar nga afër në çdo moment. Është e vërtetë që mund të jenë pak të ngarkuar, por mos të harrojmë se kanë zhvilluar nga 2-3 ose edhe më shumë ndeshje miqësore. Shpresojmë që të jenë në formën e duhur dhe të tregojnë një nivel sa më të mirë, që edhe ne pastaj si staf të bëjmë vlerësimet e duhura e të jemi sa më të përgatitur për kampionatin, që është gjëja më e rëndësishme për ne si ekip kombëtar” – përfundon trajneri i ekipit kombëtar U-19, Ervin Bulku.

(Video) Trajneri i kombëtares U-19, flet në prag të miqësores me Italinë, takim që luhet në qendrën e Koverçanos, më 9 gusht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img