Atletik Klub Shkodra-Vllaznia 0-9
(Shënues: Megi Doçi 13’, 27’, Eglisa Hardhija 13’, Klaudia Borçi 24’, Jylisa Kolekaj 25’, Drilona Mataj 48’, Herta Hasaj 51’, Teresa Deda 53’, Suzane Vuksani 54’)
Atletik Klub Shkodra-Vllaznia, ishte njëri prej çifteve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në futboll femra.
Një derbi shkodran ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës që vuri përballë dy skuadra me pozicione të kundërta në tabelën e klasifikimit të Superiores, me Vllazninë kryesuese dhe Atletik Klub të fundit.
Megjithatë, duke qënë një ndeshje kupe, shpesh herë pozitat e renditjes në kampionat nuk ndikojnë duke i bërë duelet më luftarake.
Por, kjo nuk ndodhi në Shkodër, pasi Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka dhe Paula Jaku, ishte dominuese e plotë duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren, e cila erdhi me shifra të thella, 0 me 9.
Themi, 0 me 9, sepse në këtë ndeshje, ekipi pritës ishte Atletik Klub Shkodra, ku dhe pse ka edhe një ndeshje tjetër të kthimit për t’u luajtur, kualifikimi i Vllaznisë duket thuajse i mbyllur.
Megjithatë, edhe pse u mund, për trajnerin Elis Legata, njëherazi edhe në stafin teknik të kombëtares së femrave në sektorin e portjerëve, vajzat e reja dhe pa eksperiencë të ekipit të tij përfituan nga ballafaqimi me Vllazninë potente. Sipas tij, krahas të tjerave, ndikuan edhe mungesat e kapitenes dhe të disa titullareve, të cilat me rikthimin e tyre, pritet të japin kontributin e tyre në kampionat.
Ndërsa, sa i takon Vllaznisë, edhe ajo luajti me vajza të reja nga ekipi U17, por me një gërshëtim me përvojën, me në krye kapitenen Megi Doçi, që edhe sot spikati me një dopietë në fushën e lojës.
Golat e tjerë për ekipin kuqeblu u shënuan nga Eglisa Hardhija, Klaudia Borçi, Jylisa Kolekaj, Drilona Mataj, Herta Hasaj, Teresa Deda dhe Suzane Vuksani.
(Video) Pamje nga ndeshja e parë çerekfinale e Kupa e Shqipërisë futboll femra, Atletik Klub Shkodra-Vllaznia 0-9, si dhe prononcimet e zëvendëstrajneres së Vllaznisë Paula Jaku dhe trajnerit të Atlekik Klub, Elis Legata, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU



