Thursday, November 28, 2024

(Video) Futboll Femra-Vllaznia mund Kinostudion dhe e mbyll si “kampione” e dy fazave të kampionatit. Gati për “Final 4”, objektivi titulli i 11-të kampion

Lexo

Vllaznia-Kinostudio  9-0

(Shënuese: Gresa Berisha 6’, Risa Yamada 22’, Klaudia Borci 33’, Luçije Gjini  34’, 35’, Arbiona Bajraktari 38’, Fortesa Berisha 41’, 69’, Ersi Lufo 82’

Ndeshja e Vllaznia-Kinostudio ishte e fundit për Kampionati Kombëtar të futbollit femra për kategorinë Abissnet Superiore.  E luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, sfida në fjalë është dominuar tërësisht nga ana e Vllaznisë.

Vetë shifrat e thella 9 me 0 në favor të Vllaznisë flasin qartë për një superioriten e futbollisteve kuqeblu. 7 nga 9 golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa dy të tjerat në pjesën e dytë. Katër nga nëntë golat kuqeblu mbajnë firmën e Luçie Gjinit dhe Fortesa Berishës, të cilat regjistran nga dy dopieta në këtë ndeshje. Përballja me Kinostudion i ka shërbyer teknikut Nikolin Leka të aktivizojë edhe disa futbolliste të reja nga stoli, që sipas tij e justifikuan plotësisht besimin e tij.

Me këtë fitore, Vllaznia e futbollit femra e mbylli kampionatin në vendin e parë që sipas formulës së vjetër duhej të ishte kampione e Shqipërisë për të 11-tën herë radhazi. Por, ashtu si tek Abissnet Superiore meshkuj, edhe tek femrat do të luhen ndeshjet e fazës finale, “Final 4”, për të cilën skuadra kuqeblu është e përgatitur për ta mbyllur sezonin si kampione, që sipas radhës është titulli i 11-të pandërprerje për Vllazninë, e cila prej shumë vitesh udhëhiqet me shumë korrektësi dhe profesionalizëm nga presidenti Lazër Matija.

(Video) Pamje nga ndeshja, Vllaznia-Kinostudio 9-0. Abissnet Superiore, futboll femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img