Apolonia-Vllaznia, është padyshim dueli më i rëndësishëm i javës së 17-të të Superiores së futbollit të femrave. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka vjen në këtë ndeshje pas fitores 4-0 ndaj një rivale tjetër si Tirana duke vijuar të kryesojnë kampionatin me 45 pikë, ndërkohë që Tirana zbret në vendin e katërt me 36 pikë. Ndërkohë, Apolonia që fitoi javën e kaluar me Laçin 10-0 është në vendin e dytë me 42 pikë, tre më pak se Vllaznia e vendit të pare.
Është kjo arsyeja që dueli Apolonia-Vllaznia që luhet pasditen e së shtunës në Fier duke filluar nga ora 16:00, konsiderohet me të drejtë si kryendeshja e e javës së 17-të.
Në prononcimin e dhënë menjëherë pas fitores me Tiranën, trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka, pasi analizon takimin në fjalë, flet edhe për ballafaqimin e javës së 17-të me Apoloninë. Sipas Lekës, kundërshtari duhet vlerësuar për rivalitetin që ka shfaqur gjatë viteve të fundit ndaj Vllaznisë, por nga ana tjetër, ai nuk nguron të shpalosë haptazi objektivin e fitores për skuadrën e tij në këtë ndeshje.
(Video) Prononcimi i dhënë nga trajneri i Vllaznisë në futboll femra, Nikolin Leka në pasndeshjen, Vllaznia-Tirana 4-0 dhe pragndeshjen Apolonia-Vllaznia.