Friday, December 27, 2024

(Video) Futboll moshat- Tre fitore për ekipet, U13, U15 dhe U16 të Akademisë së Futbollit Vllaznia. Spikasin Sokol Uldedaj, autor i 3 golave dhe Flavio Fusha 2 gola

Lexo

Java e dytë Kampionatit Kombëtar të futbollit të moshave për kategorinë U-13, U-15 dhe U-16 ka rezoltuar e suksesshme për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Kjo, pasi që të tre ekipet në fjalë i kanë mbyllur ndeshjet me fitore.

Fitorja e parë është regjistruar për kategorinë U-13, ku Vllaznia e drejtuar nga trajneri Haris Dalipi është ndeshur në stadiumin “Reshit Rusi” me ekipin e Skënderbeut të Korçës dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3 me 0. Për 13-të vjeçarët kuqeblu, autorë të golave janë Samuel Delaj dhe Devi Rasha nga një, ndërkohë që goli i tretë është autogol i korçarëve në portën e tyre.

Ndërkohë, dy ekipet e tjera të Akademisë së Futbollit Vllaznia, U-15 dhe U-16 kanë luajtur në transfertë duke u përballur me ekipet respektive të Akademisë së Futbollit Tirana.

Fillimisht, kanë qënë 15 vjeçarët kuqeblu, të cilët të drejtuar nga trajneri Denis Zmijani kanë qënë dominues në të gjitha drejtimet ndaj skuadrës vendase, gjë për të cilën e pasqyron edhe vetë rezultati i thellë 0 me 5 në favor të Vllaznisë U15.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me rezultatin 0 me 2 për Vllazninë, ku autorë të golave kanë qënë Sokol Uldedaj dhe Arbër Jukaj, i cili shndërron në gol një penallti të dhënë në favor të kuqebluve.

Në pjesën e dytë do të jetë përsëri Sokol Uldedaj, i cili shënon edhe dy gola të tjerë duke e çuar në tre numrin e golave personal nga ana e tij në këtë ndeshje, ndërkohë që goli tjetër i shënuar në këtë pjesë lojë është me autor Egli Dautovi, i cili mbyll të gjithë ndeshjen me fitoren e thellë të Vllaznisë, 0 me 5.

Menjëherë pas 15-të vjeçarëve në fushën e lojës së kompleksit sportiv Akademia e Tiranës shfaqen 16-të vjeçatët duke nisur me duelin në mes ekipit vendas Akademia e Futbollit Tirana dhe Vllaznia e Shkodrës.

Të frymëzuar nga fitorja e Vllaznisë U-15 e drejtuar ngra trajneri Denis Zmijani, edhe 16-të vjeçarët kuqeblu me trajner Alsid Tafilin bëjnë një paraqitje të mirë në fushën e lojës. Kuqeblutë pësojnë një gol në portën e tyre, por janë dy golat e shënuar nga Flavio Fusha, si dhe një tjetër nga Cvetko Shurbani, që i japin fitoren Vllaznisë U-15 me rezultatin 1 me 3.

Për javën e tretë të kampionatit, ekipet e Superligës së moshave U15 dhe U16 presin në Shkodër, ekipet respektive të Akademisë Shënkolli, akademi e cila prej vitesh nga krijuar një traditë të mirë në kampionatet e këtyre grupmoshave.

(Video) Golat e shënuar nga Vllaznia U-16 me autor Paula Fusha(2) dhe Cvetko Shurbani 1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img