Saturday, April 27, 2024

(Video-Intervista) Basania FC kryeson Kategorinë e Tretë. Presidenti Ermir Shimaj: Objektivi ynë është titulli kampion ! Përgëzime djemve të skuadrës dhe stafit, falenderim i madh për tifozërinë bushatase që na mbështet në çdo ndeshje

Lexo

Basania FC, konkuruese në Kampionatin Kombëtar të Futbollit për kategorinë e tretë po bën një prezantim shumë të mirë. Fitorja e javës së fundit në transfertë ndaj Prestige të Tiranës me rezultatin 0 me 1 e mban ekipin bushatas në vendin e parë duke qënë kandidati kryesor për fitimin e titullit kampion në këtë kategori dhe kualifikimin një kategori më lart, atë të së dytës.

Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për Veriu Sport, presidenti Shimaj shprehet i kënaqur për ecurinë e skuadrës duke vënë në dukje si armën kryesore, forcën e grupit. Ndërkohë, garantuar se Basania do ta realizojë objektivin e marrë për shpalljen kampion, falenderon shumë tifozërinë e zonës së Bushatit që e mbështet skuadrën në të gjitha ndeshjet, brenda dhe jashtë rrethit.

 Cili është çelësi i suksesit i kësaj Basanie?

Çelësi i suksesit është shumë i thjeshtë: Basania, është kriju, është ndërtu, që në momentin e parë që ka lind, me shpirt, me zemër dhe me lojë të pastër dhe fayr play. Dhe, kjo frymë, na ka dhënë suksesin.

Rezultatet flasin vetë, ku tashmë jeni në krye të renditjes, cili është roli kyç në skuadër?

Roli kyç në skuadër është grupi, është forca e grupit, gërshëtimi i brezave dhe fryma e mirë e grupit, të gjitha së bashku na japin suksesin e dëshiruar ku vazhdojmë të ecim me këtë ritëm edhe në periudhën në vazhdim.

Në cilësinë e presidentit, ka vend për ndonjë ndryshim tek kjo skuadër për  një vazhdimësi edhe më cilësore të Basanias?

Në këtë moment nuk  mund të flasim për ndrushime dhe asgjë tjetër, veçse të mbajmë ritmin dhe t’ia dalim deri në fund për të mbajtur vendin e parë, sepse objektivi ynë është për të dalë kampion të Shqipërisë në kategorinë e tretë. Pastaj, në kategorinë e dytë, sigurisht që do të kemi riformatime në skuadër sipas nevojave përkatëse

Ecuria e mëtejshme në kategoritë më të larta, natyrisht që do të shoqërohet edhe me rritje të shpenzimeve financiare për klubin, i keni marrë masat në këtë drejtim?

Ne përfaqësojmë një zonë si Bushati, që nuk i mungon dashamirësia ndaj sportit dhe besojmë se do të kemi mbështetje akoma më të madh. Të mos harrojmë se Basania edhe në kategorinë e tretë ka pasur një mbështetje të mirë financiare, dhe jo më kot jemi këtu ku jemi. Ndërkohë, unë përfuitoj nga rasti që të falenderoj pa masë të gjithë ato tifozë që na mbështetës si në fushën tonë të Bushatit, dhe po ashtu ato ishin edhe në Tiranë në ndeshjen kundër Prestige, që ishte shumë e rëndësishme për ne. Dhe, kjo fitore, realisht i dedikohet pikërisht atyre. Kjo fitore është e tifozëve që mbështesin Basanian, sepse Basania është kthyer në një farë mënyre si simbol i zonës tonë, dhe kjo me lumturon shumë.

Në skuadrën tuaj keni lojtarët të kategorive të ndryshme, shqiptarë dhe të huaj. Si janë kontratat me to?

Basania ka qënë vazhdimisht një derë e hapur për çdo djalë të zonës që ka dëshirë të merret me sport, që nga nga ekipet zinxhir të moshave të voglave dhe deri tek ekipii të rriturve, dhe kështu do të mbetet gjithmonë. Mandej, për të ploptësuar nevojat, patjetër që do të marrim edhe nga zonat e tjera, dhe pse jo edhe nga jashtë, por gjithmonë cilësia është kritiri bazë për t’u bërë pjesë e Basanias. Deri tani gjithçka ka funksionuar mirë dhe kështu do të vazhdojmë dhe besojmë se jemi në hapat e duhur që të shkojmë lart.

Intervistoi: Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img