Saturday, June 21, 2025

(Video) Futbollistja Klaudia Borçi, 16 vjeçarja e talentuar që po rritet në radhët e skuadrës kuqeblu

Lexo

Krahas skuadrës së parë, me të cilën po konkuron në kompeticionin e rëndësishëm ndërkombëtar të Champions League, Vllaznia e futbollit femra po i kushton rëndësinë e duhur edhe elementit të ri.

Për këtë arsye, stafi teknik me në krye trajnerin Nikolin Leka, si dhe presidenti Lazër Matija, vitet e fundit kanë ngritur edhe ekipet zinxhir duke i dhënë mundësi përgatitjes dhe afirmimit të vajzave të reja shkodrane. Qëllimi dhe objektivi i drejtuesve është që shumë shpejt, Vllaznia të mos vuajë duke kërkuar futbolliste cilësore jashtë vendit, por ato të dalin nga ekipet zinxhir të Vllaznisë.

Borçi, Vuksani, Gjergji, Kodra, futbolliste këto 16-17 vjeçare, u hodhën sot në fushën e lojës nga trajneri Nikolin Leka gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, Vllaznia-Apolonia, e vlefshme për javën e tetë të Kampionatit Kombëtar të femrave.

Që të katra bënë një figurë të mirë sportive, por këtë radhë, ne po ndalemi tek sulmuesja e talentuar, Klaudia Borçi, e cila krahas vlerësimeve pozitive për cilësinë e saj në fushën e lojës, njëra prej gjuajtjeve të saj goditi shtyllën e portës fierake.

Borçi, e cila është edhe titullare e kombëtares së Shqipërisë U-16 dhe U-19, mori besimin e trajnerit Nikolin Leka, edhe në ndeshjen e Champions Legue që Vllaznia luajti javën e kaluar në Paris përballë kampiones së Francës, PSG, duke u aktivizuar në pjesën e dytë në fushën e lojës.

Klaudia, është me fat që në skuadër ka futbolliste të njohura dhe mjaft cilësore, mes të cilave edhe sulmuesen Megi Doçi, prej së cilës ajo thotë se përpiqet të mësoj sa më shumë duke synuar të ecë në gjurmët e saj.

Pas ndeshjes, Vllaznia-Apolonia, e luajtur mesditen e sotme në “Reshit Rusi”, ku skuadra kuqeblu fitoi me rezultatin e thellë 5-0, përmes emocioneve që e shoqëronin, 16 vjeçarja Klaudia Borçi, përcolli falenderimet ndaj trajnerit Leka dhe presidentit Matija, për besimin që po i  japin si dhe premtoi që në vazhdimësi do të bëjë më të mirën në fushën e lojës.

(Video) Futbollistja 16 vjeçare, Klaudia Borçi, flet pas ndeshjes, Vllaznia-Apolonia, 5-0.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img