Friday, November 29, 2024

(Video) Futsal-Vllaznia dhuron spektakël në “Qazim Dervishi”. Mund Flamurtarin 5 me 3. Spikat Besfort Gjoklaj me 3 gola. Shënojnë edhe Alsid Tafili dhe Saimir Hyseni

Lexo

Vllaznia Futsal-Flamurtari Futsal  5-3(Shënues: Besfort Gjoklaj 3, Alsid Tafili, Saimir Hyseni/Semir Gokaj, Enea Resuli, Spajdi Qopekaj)

Gjyqtarë: Albano Stolaj, Ledio Ziu-Delegat: Klajd Përpunja-Sekretari: Jetmir Podgorica

Vllaznia Futsal-Flamurtari Futsal, ka qënë ndeshja më e rëndësishme e javës e nëntë e Kampionatit Kombëtar të futsallës. Dy skuadra rivale që luftojnë për vendin e dytë, pasi Tirana tashmë ka krijuar shkëputje në krye të renditjes.

Sfida e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u shoqërua me luftë të fortë sportive, rivalitet dhe emocione, ku sidomos pjesa e dytë u shoqërua me një spektakël në fushën e lojës.

20 minutat e para të pjesës së parë janë mbyllur me rezultatin e ngushtë 1 me 0 në favor të Vllaznisë falë një goli model të realizuar nga Besfort Gjoklaj. Në pesë minutat e para të pjesës së dytë është përsëri Gjoklaj që shënon për Vllazninë duke e çuar në 2 me 0 avantazhin e skuadrës shkodrane të drejtuar nga trajneri Arben Xhaferi.

Nuk vonon dhe reagimi i Flamurtarit vjen shumë shpejt duke shënuar golin e parë në portën kuqeblu. Autor është Semir Gogaj, një shkodran që për të dytin sezon me radhë luan për ekipin e Flamurtarit.

Ngushtimi i rezultatit në 2-1, rihap takimin. Por, pas pushimit të kërkuar nga trajneri Arben Xhaferi, Vllaznia rikthehet në fushë duke gjetur menjëherë golin e tretë. Autor është Alsid Tafili që me një ekzekutim perfekt të një goditje dënimi e dërgon topin në trekëndëshin e djathtë të portjerit mik Ani Xhyheri.

Vlonjatët nuk dorëzohen dhe shënojnë shumë shpejt golin  dytë me anë të Enea Resulit duke ngushtuar shifrat e avantazhit të Vllaznisënë 3 me 2.

Por spektakli kuqeblu vazhdon pasi “heroi” i këtij takimi Besfort Gjoklaj shënon golin e katërt të Vllaznisë dhe të tretin e tij personal në këtë ndeshje.

Një gol tjetër i vlonjatëve me autor Spajdi Qopekaj, duke e ngushtuar rezultatin në 4-3 e bën fundtakimin jashtë mase emocionues, kjo edhe për faktin se Flamurtari e rrit shumë presionin në kërkim të golit të barazimit.

Dy minutat e fundit janë shumë dramatike, pasi rastet për gol regjistrohen në të dyja portat respektive. Këtij ankthi i jep fund, goli Sajmir Hyseni, i cili nga një pocion i vështirë diagonal tund rrjetën vlonjate duke vulosur rezultatin 5 me 3 në favor të Vllaznisë.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e dytë të tabelës së klasifikimit me 11 pikë, po aq sa ka edhe Partizani. Avantazhi për kuqeblutë është se dy ndeshjet e radhës së kampionatit do t’i luajë përsëri në shtëpi duke pasur shansin e mirë të marrjes së pikëve të plota për të mbajtur pozitat e skuadrës nënkampione të Shqipërisë.

(Video) Vllaznia Futsal-Flamutari 5-3. Pjesa e dytë e ndeshjes, transmetim i Veriu Sport, me koment.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img