Saturday, July 27, 2024

Superiore Java e 27-të. Sot, 3 përballjet e radhës: Kukësi-Laçi, ora 14:00, Skënderbeu-Vllaznia dhe Dinamo-Teuta, ora 17:00

Lexo

E nisur të dielën me dy ndeshjet e para, Erzeni-Partizani 0-4 dhe Tirana-Egnatia 1-1, java e 27-të e kategorisë Superoore vijon sot me tre takimet e tjera të radhës të kësaj kategorie.

Në orën 14:00 nis sfida në Kukës mes skuadrës vendase Kukësi dhe Laçit, me verilindorët që kërkojnë mbijetesen dhe kurbinasit ngritjen në nivelet e katërshës së parë finaliste.

Skënderbeu-Vllaznia dhe Dinamo-Teuta, janë programuar të luhen  në orën 17:00. Kuqeblu, që janë në kulmin e formës së tyre sportive kanë deklaruar objekrivin e tre pikëshit në transfertën korçare, por që të njëjtën gjë synon edhe Skënderbeu. Që do të thotë se do të shohim një beteje sulmuese nga të dyja skuadrat. Ndërkohë, në krahun tjetër, edhe çifti Dinamo-Teuta pritet të jetë shumë i dyluftuar, me dinamovitët që kërkojnë patjetër katërshen e parë dhe Teutën e largimit nga “zona e ftohtë” e rënies nga Superiorrja.

 Ndeshjet e javës së 27-të të Superiores

Dje

Erzeni-Partizani 0-4

Tirana-Egnatia 1-1

Sot

Kukësi-Laçi, ora 14:00

Skënderbeu-Vllaznia, ora 17:00

Dinamo-Teuta, ora 17:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img