Saturday, December 28, 2024

(Video) Gilman Lika, në krye të Vllaznisë U-17. Ish kapiteni kuqeblu falenderon drejtuesit e klubit për besimin që i dhanë

Lexo

 

Ka lënë pas një karrierë të suksesshme, jo vetem si ish kapiten i Vllaznisë por edhe një titullar me peshë me Tiranën dhe ekipin kombëtar, ndërkohë që ka luajtur me po aq sukses edhe jashtë vendit, si në Turqi dhe Arabinë Saudite, ndërkohë që tashmë ka nisur një mision të ri, atë të trajnerit.

Bëhet fjalë për Gilman Likën, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës së Akademisë Vllaznia U-17. Ka qënë drejtori teknik i Akademisë, Alban Hasani, i cili ka bërë prezantimin e Gilamn Likës me skuadrën e re, detyrë të cilën do ta kryejë duke pasur përkrah kolegun e tij, Denis Zmijani.

Për Gilman Likën, kalimi i tij në skuadrën e parë të Vllaznisë të asaj kohe që drejtohej nga trajneri Hysen Dedja, është realizuar në moshën 17 vjeçare. Ndaj, për Likën dhe kolegun e tij Denis Zmijani, përqëndrimi kryesor i punës së tyre do të jetë kryesisht nxjerrja e elementit cilësor që të furnizojë ekipin e parë që drejtohet nga kolegu i tij Mirel Josa.

Në ditën e parë të stervitjes prezent ka qënë një kontigjent i bollshëm futbollistësh i grupmoshës së 17 vjeçarëve, ndërkohë që në ditët në vazhdim pritet edhe një kontigjent tjetër shtesë, i cili do të dalë nga testimi që stafi teknik do të bëjë gjatë këtyre ditëve stërvitore.

(Video 1): Gilman Lika në ditën e parë stërvitore si trajner i Vllaznisë U-17

 (Video 2): Intervista me trajnerin e Vllaznisë U-17 Gilman Lika, pas marrjes së detyrës)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img