Sunday, September 8, 2024

(Video) Gretarson: Jemi Ok në Shkodër, nuk kontrollojmë çfar shkruajnë njerëzit! Valur hedh poshtë tymnajen mediatike islandeze për ndeshjen e parë në Rejkjavik. Të fitojë me i miri!

Lexo

Ajo çfar pohoi trajneri i Valur Arnar Gretarson në konferencën e shtypit të pragndeshjes Vllaznia-Valur, organizuar në mjediset komode të stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, hedh poshtë gjithçka është komentuar në mediat islandeze në lidhje me atë tymnajë të madhe të krijuar pas ndeshjes së parë në Rejkjavik në lidhje me pasigurinë e jetes që skuadra islandeze pritej të kishte në transfertën e Shkodrës.

Dhe, për hirë të së vertetes, posndeshja Valur-Vllaznia dhe pragndeshja Vllaznia-Valur, të vlefshme për turin e parë të UEFA Conferencë League, u shoqëruan me komente nga më të ndryshme, ku sipas mediave islandeze skuadra islandeze pritej të kishte pasiguri me jeten në transfertën e Shkodrës, derisa edhe u aludua për moszhvillimin e kësaj ndeshje në Shkodër. Por, krejt e kundërta  paraqitet situata nga kampi islandez, gjë të cilën e përcolli në konferencën e shtypit të pragndeshjes vetë trajneri i parë i Valur,  Valur-Rejkjavik, Arnar Gretarson .

“Vijmë për herë të parë në Shkodër, ndërkohë që në Shqipëri edhe më herët. Duket një qytet i bukur, na ka surprizuar, me një ndjenjë pozitive. Hoteli është i mirë, njerëzit janë të mirë, është pastër, çdo gjë është perfekte. Sa i përket ndeshjes, do ta shohim në fushën e lojës të enjten, ku skuadra e jonë do të bëjë më të mirën e mundshme.”, tha në fillim të prononcimi Gretarson.

I pyetur në lidhje me akuzat ndaj delegacionit sportiv shkodran në Rejkjavik pas ndeshjes, Valur-Vllaznia, trajneri islandez, tha:

“Ne kemi ardhë të luajmë futboll, nuk kemi asgjë, kjo është e vetmja gjë që po mendojnë për ndeshjen. Kur mbërritëm dhe gjatë të gjithë kohës që jemi këtu prej më shumë se një dite, çdo gjë ishte perfekt. Ne po presim një ndeshje shumë të mirë dhe ekipi më i mirë të fitojë.”

Gazetarët i vunë në dukje trajneri të Valur që mediat islandeze shprehen ndryshe, por ai u distancua nga një gjë e tillë.

“Ne nuk mundemi të kontrollojmë se çfar shkruajnë njerëzit, kjo është diçka krejt ndryshe. Unë mendoj se ndeshja e parë e luajtur në Islandë kë qënë një ndeshje e mirë, Fair Play dhe çfar ndodhi pas ndeshjes nuk kishte asnjë problem. Tashmë kemi një ndeshje tjetër këtu në Shkodër dhe kjo është e vetmja gjë që jemi të fokusuar, asgjë tjetër.”, tha Gretarson.

Duke folur për ballaafqimin e ndeshjes, së parë, njëshi i pankinës islendeze, tha:

“Në ndeshjen e parë u arrit një barazim në minutat e fundit të ndeshjes dhe jemi të lumtur për një gjë të tillë, por nëse analizojmë të gjithë ndeshjen në 90-të minutat e saj, jemi pak të mërzitur që nuk kemi ardhë këtu në Shkodër, me një apo dy gola më përpara, por ky është futbolli. Unë mendoj se një ndeshje në fushë kundërshtare është gjithmonë e vështirë për një ekip, por gjykoj se ka për të qënë një ndeshje e mirë, sepse të dy ekipet kanë objektiv për ta kaluar turin. Dhe, ai ekip që ka për të treguar përgatitje më të mirë, ai ka për t’u kualifikuar në turin tjetër, ka për të qënë një ndeshje shumë e fortë.”

Nga Islanda me temperature nga 6-8 gradë Celsius, në Shkodër, me mbi 40 gradë, si e komenton trajneri i Valur?

“Edhe për një turist këto temperatura nuk janë normale, por sidomos për futbollistët nuk është shumë e thjeshtë. Unë kam luajtë në Greqi, është pak a shumë e njëjta klimë si atje, askush nuk ka dëshirë të luajë në plus 40 gradë . Mund të them se ekipet shqiptare dhe Vllaznia janë mësu me këto situata, por për të dy ekipet ka për të qënë e vështirë.”, u përgjigj ai.

Sa i përket tifozërisë, ku Vllaznia kishte mbështetje në Rejkjavik, tekniku islandes, pohoi se ato nuk e kanë një gjë të tillë në Shkodër.

“Vllaznia kishte tifozë të saj në ndeshjen e parë të luajtur në Rejkjavik, ndërkohë që skuadra e jonë nuk besoj se do të ketë tifozë të saj në stadiumin e Shkodrës, ndërkohë që me ne kanë udhëtu vetëm disa pjesëtarë të bordit, sepse është rrugë e gjatë.”, u shpreh ai.

Në mbyllje, i pyetur për synimet e tyre në këtë ballafaqim, njëshi i pankinës së Valur, Arnar Gretarson, tha:

“Sa i përket objektivit, ne kemi ardhë të luajmë futboll, çdo kush ka dëshirë të luajë në Europë, kështu që edhe ne synojmë të ecim përpara. “

(Video) Prononcimin e plotë në vedio të trajnerit islandez dhe futbollistit të formacionit të Valur, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img