(Video) Vllaznia, gati për sfidën me islandezët. Brdariç aktivizon Alivodën dhe Jago në vend të Deliut dhe Bajramit. Pjesa tjetër ajo e ndeshjes së parë në Rejkjavik

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në sfidën e sotme ndaj Valur, e vlefshme për UEFA Conferencë League që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 20:30, nga formacioni i një jave më parë në Rejkjavik, mungojnë Deliu dhe Bajrami. I pari i skualifikuar me karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes në Islandë dhe i dyti, të cilin ndeshja e parë në transfetë e ka lënë me pasoja dëmtimi. Që duke i shtuar edhe Ildi Grudën që vazhdon të vuajë prej kohësh dëmtimin e tij, mungesat shkojnë në tre.

Për zëvendësimin e tyre, kuqeblutë kanë punuar gjatë të gjithë javës, ndërkohë që pasditen e së mërkurës, me stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, e fundit anti-Valur, Brdariç duket se ka mbyllur gjithçka sa i përket emrave që do të nxjerrë në fushë nga minuta e parë.

E ndarë në dy grupe, tekniku i parë Thomas Brdariç në njërën anë me futbollistët e projektuar të luajnë në formacion nga minuta e parë, si dhe në anën tjetër dy ndihmësit e tij, Sinani dhe Borshi me pjesën tjetër të skuadrës, kuqeblutë konsumuan rreth 60-të minuta me ushtrime të përgjithshme.

Një seancë, të cilën e ndoqi nga afër edhe presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia, Alban Xhaferi, ndërkohë që pati momente të takohej prej së afërmi me stafin teknik, drejtorin sportiv dhe futbollistët.

Me aq sa u pa në fushën stërvitore, për dy mungesat e fundit, Deliun dhe Bajramin, Brdariç ka menduar t’i zëvendësojë me Alivodën dhe brazilianin Jago. Ndërkohë, pjesa tjetër e formacionit është ajo që u aktivizua në ndeshjen e parë të luajtur në Rejkjavik, me Qarrin në portë, Gurishtën, Stojanoviç dhe Juriç në prapavijë, Krymi, Qato, Kahramanoviç në mesfushë dhe Mala dhe Balajn në vijën e parë.

Menjëherë pas përfundimit të seancës së djeshme, skuadra kuqeblu ka lënë qytetin e Shkodrës duke u grumbulluar në një nga hotelet në periferi ku do të qëndrojë deri rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Nga sa mësohet, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për të motivuar skuadrën drejt kualifikimit ka vendosur një premio të konsiderueshme për fitoren e ndeshjes së sotme.

Ndeshja, Vllaznia-Valur luhet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 20:30 dhe do të transmetohet nga TVSH  dhe RTSH Shkodra.

(Video) Pamje nga seanca stërvitore e zhvilluar pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

“Final 4”-Shpërthen Egnatia, shpartallon Elbasanin 4-0, sinjal për titullin kampion!

Elbasani-Egnatia 0-4 Golat:Bakajoko 28,45+1,Fernando 45+3,Aleksi 87(11-m) Kartonë të verdhë:A.Kasa 16,Lajthia 36,Gomes 41,Tsague 83/Aliev 36,Jaime 41,Poci 49,Tandilashvili 67,Sota 75,Fangaj 91,Aleksi 91 Elbasani:Totoshi,Lila,Azemovic,A.Kasa,Musta(K.Kasa 46),Manellari(Olberkis...
- Advertisement -spot_img