Thursday, November 28, 2024

(Video) Hap i gabuar i Vllaznisë Futsal. Humbja në shtëpi 3-8 me Tiranën zbeh luftën e kuqebluve për titull, por kapiteni Lekaj premton vendin e dytë që të çon në Europë

Lexo

Vllaznia Futsal-Tirana Futsal  3-8

(Shënues: Senad Lekaj, Saimir Hyseni, Ari Djepaxhia/Milan Preni(2), Kevin Kosova(3), Endrit Kasa(3)

Vllaznia Futsal: Brigert Masinji, Senad Lekaj, Alsid Tafili, Saimir Hyseni, Arfi Djepaxhia, Rei Boshti, Eglis Dani, Saimir Pepushaj, Sidrit Xhaferi, Sabian Hurmi, Oltion Arrila. Trajner: Bujar Celufaj

Tirana Futsal: Rejdi Koçiu, Kevin Kosovca, Endrit Kaca, Mirland Prendi, Eradi Mërtiri, Insan Murati, Klevis Malaj, Elvis Muça, Gledis Nuza, Klodian Rrapi. Trajner: Artur Angoni

Gjyqtar: Albano Stolaj, Arlind Subashi, Klajd Përpunja(Tiranë)

Vllaznia 3 dhe Tirana 8. Ky ishte rezultati i ndeshjes së javës së pestë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës. Një sfidë kjo e pritur me shumë interes nga tifozëria shkodrane, e cila pas dy barazimeve radhazi 2-2 me Flamurtarin dhe 5-5 me Partizanin, të cilat u shoqëruan me emocion dhe spektakël, shpresonin një fitore të mundshmme ndaj Tiranës kryesuese.

Një fitore, e cila nëse do të realizohej do ta përfshinte Vllazninë e futsalës  seriozisht në pretendimet e luftës për titull. Por, humbja e pësuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultat të thellë 3 me 8, e zbeh mundësinë e synimeve të kuqebluve për titull.

Ndryshe nga ndeshja e fazës së parë e luajtur në kryeqytet, ku Tirana fitoi me shumë vështirësi, ballafaqimi i kësaj ishte shumë larg pritshmërisë së skuadrës kuqeblu.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se pjesa e parë ishte totalisht nën komandën e skuadrës bardheblu, e cila arriti të shënonte tre gola me autor Milan Prendi, Kevin Kosova dhe Endrit Kaca duke e mbyllur 20-minutëshin e pjesës së parë me avntazhin 3 me 0.

E mbështetur edhe nga tifozëria kuqeblu, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj kërkon të rihapë takimin me golin e shënuar nga kapiteni Senad Lekaj, por Tirana është e vendosur të mos lëshojë dhe menjëherë kundrapërgjigjet duke shënuar golin e katërt.

Minutat në vazhdim nuk kanë ndonjë emocion të veçantë, ku edhe pse Vllaznia arrin të shënoi edhe dy gola të tjerë me autor Saimir Hysenin dhe Ari Djepaxhinë, tiranasit shënojnë edhe katër herë të tjera duke e mbyllur të gjithë takimin me rezultatin 3 me 8.

Fitore kjo e merituar e bardhebluve, ku krahas të tjerëve, Kevin Kosova dhe Endrit Kaca me nga 3 gola secili dhe Milan Prendi 2, ishin protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje. Tre pikësh ky me shumë vlerë për Tiranën e drejtuar nga trajneri Artur Angoni, që i mban bardheblutë në vendin e parë të klasifikimit me pikë të plota.

Ndërkohë, kjo humbje e thellë e kuqebluve konsiderohet një hap i gabuar në pretendimet që ato kanë shpalosur për fitimin e titullit kampion. Peshën e kësaj humbje e ndjen edhe kapiteni Senad Lekaj, i cili i kërkon ndjesë tifozërisë kuqeblu për paraqitjen e tyre të dobët.

Megjithëatë, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, kapiteni Lekaj, trajneri premton ndryshimin sa më shpejt të situatës jo optimiste që ka përfshirë kampin kuqeblu.

Për një ndryshim të situatës, besojnë edhe trajneri Celufaj së bashku me drejtuesit e klubit të futsallës shkodrane, duke premtuar se do të bëjnë ndërhyrjet e duhura në mënyrë që shumë shpejt Vllaznia e futsalës të ketë një pamje krejt tjetër, e cila përpos titullit kampion, lufton edhe për vendin e dytë, i cili është konkurues në Kupat e Europës.

(Video) Pamje ndeshja Vllaznia Futsal-Tirana Futsal, 3-8. Pjesa e dytë e plotëe, e transmetuar me koment nga Veriu Sport, si dhe prononcimet e kapitenit të Vllaznisë, Senad Lekaj dhe trajnerit të Tiranës, Artur Angoni dhënë pas mbylljes së ndeshjes.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img